Krizë Ballkanike, Rusia përpiqet që ta destabilizojë rajonin
Kriza e thelluar në Ballkanin Perëndimor mund të eskalojë nëse Perëndimi nuk parandalon përpjekjet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin. Problematika ndëretnike, qeverisja e dobët, korrupsioni si dhe një prirje në rritje drejt autokratizmit të udhëheqësve politikë të rajonit janë duke i ndihmuar eskalimit të mundshëm të situates.
Ballkanin perëndimor pritet ta përfshijë një krizë e madhe politike ndërkohë që Rusia ka aktivizuar motorët në shtrirjen e ndikimit të saj. Tensionet në Maqedoni, provokimet e Serbisë në Kosovë dhe lëvizjet e dyshimta në Mal të Zi japin sinjale të qarta për përpjekjet e Moskës që të kyçet në Ballkan.
Serbia duke besuar në mbështetjen e Putinit, e cila tashmë ka nisur edhe furnizimin me armatim, i ka dhënë përkrahje Gruevskit, duke besuar që me të mund ta bëjë rianeksimin e kufijve të Bosnjës dhe të Kosovës.
“Jo rastësisht Sputnik në një nga numrat e fundit kishte montuar një hartë të Ballkanit, duke marrë zjarr. Eskalimi është i mundshëm nëse në Serbi do të fitojnë terren forcat antiperëndimore, që do të ndikonin egërsisht pastaj në rajon”,