“Statusi i Gazës nuk është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë”
Press TV ka zhvilluar një intervistë me Joe Catron, gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut nga Gaza e rrethuar, për të hedhur më shumë dritë mbi pushtimin e regjimit izraelit në këtë rrip bregdetar.
Më poshtë keni një transkriptim të intervistës.
Press TV: Joe Catron, panorama më e madhe është ajo që na pëlqen më tepër; pse të mos përfundojmë atë për të cilën po fliste Richard Milleri?.
Catron: E pra, unë jam sigurisht në favor të mbajtjes së panoramës së madhe në mendje, dhe panorama e madhe këtu është se Gaza është një zonë e cila është krijuar përmes spastrimit etnik të qindra e mijëra palestinezëve në vitin 1948.
Kjo është panorama e madhe, në qoftë se ne duam të mbajmë këtë në mendje, por në rrethanat e menjëhershme me përshkallëzimin e tanishëm është qesharake që ne dëgjojmë se ushtarët izraelitë u sulmuan. Ne nuk dëgjojmë se ata u sulmuan pas hyrjes në Rripin e Gazës dhe nisjen e një pushtim tokësor. Kjo është diçka që do të shkaktonte një sulm kudo në botë.
Nëse ushtarët e SHBA-ve hyjnë në Meksikë ose e kundërta, është plotësisht e mundur që një sulm do të pasojnë. Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme.
Ajo që Izraeli dhe mbështetësit e saj duan është liria për të sulmuar pa u ndëshkuar, pa pasoja dhe kjo është ajo që është shumë qesharake këtu.
Press TV: Mire, Joe ju ndoshta mund të konfirmoni atë që Richard Milleri tha; se kur bëhet fjalë për fondet që shkojnë në Gaza, mendoj nga OKB-ja, shteti i kthen ato në raketa?
Catron: E pra, ne po i dëgjojmë disa pretendime mjaft qesharake për të holla të OKB-së që vijnë në Gaza duke u përdorur për raketa. Pa hyrë në detaje buxhetore unë mund të them se kjo nuk funksionon kështu.
Të gjitha agjencitë e OKB-së kanë buxhete publike dhe kushdo që dëshiron të shoh se si shpenzohen paratë e tyre është i mirëpritur të shkojë e t’i shqyrtojë.
Megjithatë, Gaza ka një ekonomi në formë ndihme. Kjo është për shkak të rrethimit të mbajtur nga Izraeli që pengon çdo mundësi të një ekonomie funksionale këtu. Ka shumë pak eksporte të lejuara. Peshkatarët nuk lëjohen nga marina izraelite që të përdorin shumicën e ujërave të tyre territoriale. 35 përqind e tokës bujqësore në Rripin e Gazës është e paarritshme për shkak të rrezikut të të shtënave me armë nga izraelitet.
Pra, është mjaft e qartë pse bashkësia ndërkombëtare është e detyruar të paguajë faturën e krimeve ndërkombëtare. Çfarë është më pak e qartë është se pse ata kanë durim të vazhdojnë kështu.
Unë jam dakord që ky durim po soset, por sigurisht nuk jam dakord me arsyet.
Press TV: Pse mendoni se janë kaq të durueshëm? Si ka mundësi që nuk u është sosur durimi për shtatë vjet?
Catron: Kjo është një pyetje me vend. Do të doja të kisha një përgjigje të qartë për këtë. Ajo që mund të them është se Izraeli ka një lobim shumë të fuqishëm në disa vende perëndimore. Në mesin e tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët nga ana e tyre ushtrojnë një ndikim të madh në mesin e kombeve të tjera.
Press TV: Duke parë mënyrën se si racionet e Izraelit dhe lëvizja e mallrave përmes vendkalimeve ne Rripin e Gazës, cili është reagimi juaj në lidhje me atë që Richard Miller tha se jetëgjatësia mesatare e banorëve të Gazës është një nga më të lartat në botën arabe, përfshirë disa vende të tjera. Pra e kam fjalën për të dhënat që ai përmendi rreth palestinezëve në Rripin e Gazës?
Catron: Unë nuk mund të flas për jetëgjatësinë në veçanti. Puna është se unë thjeshtë nuk e di. Nuk e kam shqyrtuar këtë informacion. Por mendoj se po dëgjojmë mohimin e disa fakteve objektive. Ne po degjojmë se Izraeli dëshiron paqe, që nuk dëshiron luftë.
Ok! Nëse Izraeli do paqe, atehere pse nuk heq dorë... të paktën të shmangë problemin e krimeve të së kaluarës së saj. Të ndalojë pushtimin e Rripit të Gazës.
Kur ajo dërgon një forcë pushtuese në një territor tjetër, ajo duhet të këtë një ide se çfarë mund të ndodhë më pas.
Njohuritë e mia rreth shkencave politike mund të mos jenë shumë të mira, por ajo që kam në mendje është se kur një vend dëshiron paqe me fqinjët e saj, për shembull Britani e Madhe, ajo nuk do të dërgojë trupa për t’i pushtuar ata. Nuk do të shihnim trupat britanikë duke marshuar në Irlandë, pasi këto vende janë në paqe dhe kanë besim të njëra-tjetra dhe po e mbajnë këtë.
Është e qartë se interesat e Izraelit këtu janë të tjera. Veprimet e tyre të përditshme e bëjnë të qartë këtë.
Press TV: Joe Catron më korrigjoni nëse jam gabim; duke parë hartën e vitit 1974 e deri më tani, sa i përket zgjerimit të Izraelit, ne mund të shohim se si toka palestineze është pakësuar në përqindje gjatë këtyre dekadave, deri në këtë kohë.
Cila është ideja juaj rreth të ashtuquajturit procesi i paqes? A do të ndodhë? A do të ketë një zgjidhje të mundshmë me dy shtete? Apo jemi duke kërkuar për një zgjidhje me një shtet, ashtu siç po thonë shumë analistë. Se ky është i vetmi rezultat i mundshëm në këtë pikë?
Catron: Unë mendoj se ky është vetmi rezultat i mundshëm në këtë pikë. Zgjidhja me dy shtete thjeshtë është e vështirë të shihet se si mund të funksionojë duke parë hartat dhe duke parafytytruar se cila palë do të heqë dorë në mënyrë që kjo të funksionojë. Por, thjeshtë nuk është e mundur.
Po lexoja kohëve të fundit një seri llogaritjesh të procesit negociues. Dhe aty kishte ishte një pikë shume e thjeshtë ku një negociues izraelit thoshte: Asnjë kryeminister izraelit nuk do të firmosë një marrëveshje për të hequr dorë nga territoret e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Ndërsa një negociator palestinez thoshte: Asnjë palestinez nuk do të firmosë një marrëveshje ku nuk lëshohen këto toka. Kjo është dinamika që ne shohim duke u përsëritur.
Nëse ndarja është qëllimi, atëhere ka shumë vendbanime në këtë pikë. Shumë dekada punë të Izraelit që do ta bënin të pamundur që kjo të funksiononte. Dhe për këtë përgjegjësia është krejtësisht e Izraelit. Nuk ka pasur vjedhje të tokës izraelite nga palestinezët.
Press TV: Joe Catron, në mbyllje dua t’ju pyes; duke parë këtë përshkallëzim të veçantë në këtë pikë ku Izraeli nuk e ka pushtuar akoma të gjithë Rripin e Gazës, por në një panoramë më të madhe, a mendoni se dicka duhet të jepet para se të bëhen gjashtë vjet? Në vitin 2020 kur OKB-ja thotë Gaza nuk do të jetë më e banueshme?
Catron: Po, është shumë e vështirë për mua të shoh se si mund të funksionojnë gjërat kështu pambarimisht. Është e vështire të thuhet se çfarë do të ndodhë. Ka një numër të madh mundësish; duke përfshirë negociatat e Autoritetit Palestinez me Izraelin, procesin e pajtimit mes Hamasit dhe Fatahut. Por, mendoj se është e qartë se kjo status quo nuk është e qëndrueshme për një përiudhë afatgjatë dhe diçka duhet të ndryshohet.
Burimi: Press TV