Kulturë - Art - Fe

Qendra Dar-ul-Kur'an u hap në Kopenhagë, Danimarkë

Qendra Dar-ul-Kur'an u përurua në Xhaminë  e Imam Aliut (a.s.) në  Kopenhagë, Danimarkë, më 24 shkurt 2017.

Sipas agjencisë së lajmeve Kaf, ajo u hap me një ceremoni të mbajtur në xhami, pas namazit të xhumasë.

Pas këndimit të ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë nga Hussein Amiri, fitues i vendit të parë në Garat Ndërkombëtar të Kur'anit  në Hamburg, kujdestari i Xhamisë së Imam Aliut (a.s.)  mbajti një fjalim në të cilën ai shtjelloi objektivat e qendrës.

Qendra, në mesin e programeve të tjera, do të mbajë kurse për këndimin, mësimin e Kur'anit, sipas parimeve të Texhvidit, mësimin përmendësh të Kur’anit, interpretimin dhe reflektimin rreth Kur’anit.

Të gjitha kurset do të mbikëqyren nga ekspertë të lartë të Kur'anit.

Xhamia e ‘Imami Aliut  (a.s.) u inaugurua në Kopengagë, kryeqyteti i Danimarkë,  në shtator të vitit 2015.

Xhamia ka një sipërfaqe prej 2100 metra katrorë, është xhamia më e madhe e muslimanëve shia në këtë vend evropian.

Burimi: IQNA News