Iraku

Imami i lartë sunnit i Irakut: Ajetullah Sistani, juristi për komunitetet Shiite, Sunnite

Ajetullah Ali Sistani, autoriteti më i lartë fetar irakian
Ajetullah Ali Sistani, autoriteti më i lartë fetar irakian

Autoriteti i lartë fetar irakian përshëndeti përpjekjet e mëdha unifikuese të  Ajetullah Ali Sistani dhe e quajti dijetarin musliman shiit si udhëheqës i të dy komuniteteve, shi’ite dhe sunnite.

Sheikh Ali Al-Ezzi,  deputet i Institutit al-Shufe'i në Irak, dhe një grup i dijetarëve sunnitë vizituan Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit (a.s.) duke përshëndetur përpjekjet e Ajetullah Sejjid Ali Sistani, juristit të lartë shiit për jetën e popullit të Irakut.

Ai tha: "Fetvaja e Xhihadit  (Vendimi Fetar)  nga juristi i Sheriatit

Ajetulla Sistani çoj në solidaritet dhe në shpëtimin e e jetës së popullit të Irakut.”

 Përfaqësuesi i Institutit Shafi’i  lavdëroi udhëheqësin fetar musliman shia, Ajetullah Sistani si garanci për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe theksoi: "Ajetullah Sistani është juristi për të gjithë popullin e Irakut, duke përfshirë  muslimanët shia, sunnitë, kurd dhe turkmen."

Ai e quajti popullin irakian si një familje që nuk mund të ndahet nga të askush.

Shejh al Ezz gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributet e bëra refugjatët irakianë nga Xhamia e Shenjtë e Imam Husejnit  (a.s.), imami i tretë shiit dhe nip’ i Pejgamberit  Muhammed (a.s.). 

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)