Suudi Arabie

Shkatërrimi i Mekkës së Nderuar

A ka zhdukur projekti i ri, i Lindjes së Mesme, historinë islame 1.400 vjeçare?!

Me sa duket guvernatori i Mekkës, princ Halid Ibn Fejsal Saudi, ka qenë i aftë në zëvendësimin e dështimeve të mëparshme. Ai u caktua në këtë detyrë, në vitin 2007, nga qarku i Asirit, planet e të cilit ishin ngritja e kullave, me blloqe bashkëkohore, në qytetin e Ebhasë, por mbetën plotësisht të parealizuara. Megjithatë ai ia doli mbanë, në zhdukjen e qytetit autokton dhe antik të Ebhasë, me shtëpitë e saj të ndërtuara, nga qerpiçi dhe kashta, vetëm e vetëm për t’i zëvendësuar ato, me një seri shtëpish njëkatëshe me blloqe betoni. Ky nuk ishte ndonjë ndryshim i madh, sepse ato nuk ishin ndërtesa shumëkatëshe.

Ndërsa në ditët e sotme, në majë të qytetit të vjetër të Mekkës, në ballkonet me grilë dhe “riuakët” (harqet) princi i kurorës, është duke vëzhguar, projektin më të madh, të zhvillimit të Lindjes së Mesme. Qiellgërvishtësit lartësohen, mbi vendin më të shenjtë të Islamit, duke zogëluar kështu, jashtëzakonisht shumë pamjen e Kabesë, e ndërtuar nga graniti që nga poshtë. Minatorët kanë sheshuar kodrat, të cilat dikur ishin të bekuara, me praninë e shtëpive, të bashkëshorteve të të dërguarit (p.q.m.t.), bashkëkohësve të tij dhe prijësve të parë. Autosradat shtrihen pafund, në zbrazëtirën e faltores së re. Magnatët vendas, janë po aq të etur, për ndërtime sa dhe vetë qeveria.

“Zhvillimi i Xhebel Umerit”, është një shoqëri, e përbërë nga familjet e vjetra mekkase, e cila është duke investuar, me qindra milionë dollarë, në ngritjen e dy kullave pesëdhjetëkatëshe, në vendndodhjen e shtëpisë së prijësit të tretë. Kjo është shpejtësia marramendëse, përderisa logoja e këtij qyteti të shenjtë është bërë bulldozeri.

Zyrtarët sauditë, shpalosin se shkatërrimi, është një çmim  i pashmangshëm i zgjerimit. Në vitin 1950, para se të fillonte i tëri ky shkatërrim masiv, 50.000 haxhinj ecën mes për mes Kabesë, zemrës së ritualit të “haxhxhit” (pelegrinazhit islam). Në vitin e shkuar 7.5 milionë haxhinj, sërish ecën përmes Kabesë. Brenda tri viteve, zyrtarët sauditë, janë duke planifikuar, dyfishimin e këtij numri jashtëzakonisht të madh.

Enes Serafiu, një arkitekt dhe anëtar i shoqërisë “Zhvillimi i Xhebel Umerit” shprehet: “Pohoj se nuk ka zgjidhje tjetër. Vallë si mund t’i akomodojmë ndryshe miliona haxhinj?!” Dukuria e rasteve të vdekjes, është një tjetër fatkeqësi e madhe, për të ardhur keq. Në shtator të vitit 2015, vinçi më i madh i lëvizshëm i botës, u rrëzua në Xhaminë e Madhe në Mekkë, duke i marrë jetën 107 haxhinjve, ndërsa dy javë më pas, më shumë se 2.000 haxhinj u vranë, duke u shpërndarë në rrëmujë e sipër, duke nxjerrë në pah kështu, rreziqet e mungesës së hapësirës.

Ndërsa kujdestari i Mekkës, mbreti Selman Ibn Abdulazizi, vlerëson si prestigjin, ashtu dhe përfitimet tij, nga të ardhurat e rritjes, së numrit të haxhinjve. Duke zbatuar planin e shndërrimit të qeverisë, të ardhurat e haxhinjve, do të arrijnë deri në atë nivel, sa të konkurrojnë me të ardhurat e shitjes së naftës. Pohojmë se janë shpenzuar milarda dollarë, për ndërtimin e hekurudhave, për vendparkimin e 18.000 autobuzëve, për transportin e haxhinjve dhe hotelet, në të cilat do të qëndrojnë ata, të zbukuruar me llambadarë të shkëlqyer. Harqet e praruara të McDonaldsit, vezullojnë nga jashtë, përpara dyerve te Xhamsë së Madhe në Mekkë.

Pra kjo është zhdukja e tërësishme e disa dyshimeve, për familjen mbretërore saudite, të cilët janë të vendosur, në përfundimin e një detyre madhore, të nisur që në shekullin e XVIII, kur dolën nga zonat e thella dhe të panënshtruara të Gadishullit Arab. Më pas familja Saudi bëri marrëveshje, me farefiste beduine dhe së bashku, ngritën krye kundër Perandorisë Osmane.

Duke shpallur të ashtuquajturin “xhihad” (luftën e shenjtë), ata kishin për synim rikthimin, në prejardhjen e pastër të Islamit, ose siç njihet gjërësisht, ideologjinë uehhabiste. Fillimisht ata ngritën krye, kundër udhëheqjes shumëfetare, të Perandorisë Osmane dhe pas rënies së saj, në Luftën e Parë Botërore, uehhabistët iu kundërvunë, riteve të tjera islame të Gadishullit Arab. Gjatë fushatës së egër të bashkimit tërësor dhe shpirtëror, në një shtet të vetëm, uehhabistët nën të ashtuquajturin “teuhid” (njëshmërinë e Allahut), pushtuan Mekkën në vitin 1924.

Kritikët e quajnë këtë ideologji si maoizmi islam. Një herë e një kohë, në këtë qytet të shenjtë, kishte një përzierje heterogjene shkollash dhe ritesh fetare si malikite, shafiite dhe zejdite, të cilët erdhën duke u homogjenizuar nën kredon uehhabiste. Uehhabistët përveç veshjes së bardhë dhe të zezë, i detyruan burrat dhe gratë, të visheshin sipas këtyre dy ngjyrave, udhëheqësit e ri të farefiseve beduine, i sendërtuan nga e para, qytetet duke zhdukur të shkuarën.

Uehhabistët i zëvendësuan katër klerikët fetarë, të këtyre shkollave, në rrëzë të Kabesë, secili nga ata përfaqësonte, njërën nga katër shkollat sunnite islame, me një të vetme, atë të thirrësve të ideologjisë uehhabiste. Ata e “pastruan” fenë nga teqetë, tyrbet, duke shkatërruar kështu faltore, të respektuara si nga shiitët, ashtu dhe sunnitët tradicionalë. Nga faltoret e shumta të qytetit të Mekkës, vetëm Kabeja ia ka dalur të mbijetojë.

Tani pas tërë këtyre ndryshimeve rrënjësore, mekkasit kanë një tjetër mendim. Ata thonë: “Ne e kemi shndërruar të shkuarën tonë, duke u kthyer pas, në epokën e Ibrahimit (p.m.t.), në një pikëshitjeje nafte”. Zotëri Enes Serafiu, zhvilluesi është duke projektuar, një gjykim të trashëgimisë virtuale. Hartat shfaqin gjurmët e një qyteti, i cili është zhdukur, duke nxjerrur në shesh, mbi shtëpitë e tre prijsësve të parë. Ndërsa vëllai i tij, ka përdorur përfitimet e kësaj, në krijimin e një galerie arti madhështore, në rrethinat e qytetit të Xhiddes.

Pyetja që shtrohet është: “A do të mbështesë qeveria, nën udhëheqjen e princit të kurorës, Muhammed Ibn Selmanit, këtë dukuri restaurimi?!” Plani i shndërrimit, ka zbuluar kështu duke hedhur dritë, mbi potencialin e turizmit të mbretërisë në vitin e shkuar dhe premton miliarda dollarë investime, për projektet e trashëgimisë. Në një intervistë të kohëve të fundit, ministri i tij i informacionit, Adil Turejfi kritikoi ashpër, kulturën shkatërrimit kulturor, nga “radikalët dhe terroristët”. Më pas ai shtoi: “Islami politik shkatërroi, njerëz të mrekullueshëm dhe rajone të bukura, të mbushura me kulturë, muzikë, valle dhe tradita. Rivendosja e klerikëve fetarë të shkollave sunnite në Kabe, mund të shënojë një fillim të mirë”.

Burimi: http://iuvmpress.com/