Studimi thotë: Islami do të zëvendësoi Krishterimin si feja më e përhapur pas 2050
Islam do të zëvendësojë krishterimin si feja më e popullarizuar në botë, pas vitit 2050, thotë një studim i kryer nga Pew Research Center.
Qendra jo partiake në Washington tha në analizën e saj të botuar të mërkurën se Islami ishte bërë feja me rritjen më të shpejtë në botë dhe numri i pasuesve të tij do të arrijë një gjendje të paritetit me atë të Krishterimit deri në vitin e përmendur më lart.
Analizat thonë se pas kësaj date, Islami do të bëhet feja kryesore në botë në aspektin e popullaritetit. Analizat shtojnë se në vitin 2010, muslimanët përbënin 23 për qind të popullsisë botërore me rreth 1.6 miliardë njerëz. Të krishterët, të cilët me numër rreth 2.2 miliardë, përbënin rreth 31 për qind të popullsisë botërore në atë kohë.
Grupi pretendon se një nga arsyet kryesore për rritjen e shpejtë të popullsisë së muslimanëve është dëshira në familjet muslimane që të ketë më shumë fëmijë. Nuk kanë dhënë hollësi për arsye të tjera të mundshme, duke përfshirë ndikimin e mediave të komunikimit masiv në përhapjen e mësimeve Islame.
Grupi tha gjithashtu se muslimanët në përgjithësi ishin me moshë më të re se të krishterët, kurse në shumë vende të zhvilluara, Krishterimi bazohet kryesisht tek të moshuarit.
Raporti theksoi frikën e nacionalistëve, grupet e ekstremit të djathtë në ato vende që besojnë se refugjatët dhe emigrantët që vijnë nga vendet në zhvillim, shumë prej të cilëve muslimanë, mund të zëvendësojë vendasit që vdesin.
Studimi gjithashtu parashikoi se India do të jetë vendi me popullsinë më të madhe të muslimanëve në botë deri në vitin 2050 me rreth 310 milion muslimanë, ose 18 për qind e popullsisë së vendit. Kjo do të thotë Indonezia, e cila aktualisht ka më shumë se 200 milionë muslimanë, është vendi numër një me shumicën më të madhe të muslimanëve në botë.
Burimi: Press TV