Iraku

Trupat ırakiane arrestojnë shtatë udhëheqësi të ISIS-it në Mosulin qendror

Forcat irakiane të angazhuara në ofensivën e Mosulit sulmuan qarkun al-Mansour, në jug të Mosulit, dhe arrestuan të mërkurën disa komandantë të ISIS-it.

Ahmed Faris, oficer nga Policia Federale Irakiane tha se "forcat e sigurisë ishin në gjendje të çlirojnë zonën al-Mansur, e cila konsiderohej  një bastion i madh i ISIS-it në jug të Mosulit."

Ai shtoi se "forcat e inteligjencës ushtarake kanë arrestuar shtatë udhëheqës të ISIS-it në zonën al-Tairan në Mosul qendror."

Diku tjetër në Mosul, forcat irakiane arritën mërkurën paradite  për të rimarrë rrugën  al-Xhamhurijah dhe al-Shuhadaa Park në qendër të Mosulit në bregun perëndimor.

Burimi: Basra News