Libani organizon Garat Kur’anore Ndërkombëtare
Libani për herë të parë do të organizoi Garat Kur’anore Ndërkombëtare.
Edicioni i parë i Garave Kur'anore Ndërkombëtare, i quajtur Tripoli Resolve Award, do të mbahet më 18-24 mars, 2017, në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut, raportoi faqja website al-Liva website.
Instituti Azm dhe Saada do të organizojnë Garat Kur’anore Ndërkombëtare.
Abdul Ilah Mikati, zyrtar i institutit, tha se Dar al-Ifta e Libanit do të bashkëpunoi në mbajtjen në Garave Kur’anore Ndërkombëtare.
Ai tha se Xhamia Al-Amin në Bejrut do të organizojë garat për mësimin përmendësh të Kur’anit dhe këndimin e Kur’anit me Texhvid.
Sipas Abdul Ilah Mikati, Jemeni, India, Arabia Saudite, Kuvajti, Turqia, Bangladeshi, Tunizia, Somalia, Omani, Gambia, Mauritania, Palestina, Kanada, Libia, Uganda, Afganistani, dhe Malajzia janë midis vendeve që do të dërgojnë përfaqësues në Garat Kur’anore Ndërkombëtare.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare do të mbahet vetëm për meshkuj dhe ata që marrin pjesë duhet të jetë 30 vjeç ose më të rinj.
Një garë për studimet më të mira shkencore Kur'anore dhe një konferencë me moton "Paqja në Kur'an" do të mbahet në margjinat e ngjarjes kryesore shtoi ai.
Burimi: IQNA News