Erdogani takohet me udhëheqësin irakian kurd, Barzani
Stamboll, Turqi,
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan dhe kryetari i qeverisë kurde irakene tajonale (IKRG) Masud Barzani, shtrëngojnë duart gjatë takimit të tyre në Pallatin Mabeyn në Stamboll, Turqi më 26 shkurt 2017.
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan u takua me liderin e rajonit kurd të Irakut të dielën në Stamboll.
Takimi që zgjati një orë ishte me dyer të mbyllura, mes Erdoganit dhe Masud Barzani, kryetar i Qeverisë Rajonale Kurde, u zhvillua në Pallatin Mabeyn në anën evropiane.
Lidhjet ekonomike dhe mbrojtja e Mosul-it nga grupi terrorist Daesh ishin temat kryesore, sipas zyrës së Barzanit.
Të mërkurën, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha për takimin:
"Ne kemi shumë për të folur rreth…”
"Iraku është i rëndësishëm për ne në të gjitha aspektet, ekonomike, në aspektin e sigurisë kufitare dhe në aspektin humanitar dhe kulturor," tha ai.
Ankaraja ka marrë një rol aktiv në luftën ndërkombëtare kundër Daesh-it si në Irak dhe Siri. Trupat turke trajnonë dhe sigurojnë luftëtarët lokal në Bashika, në verilindje të Mosulit.
Në Siri, njoftoi Ushtria Turke të premten se vazhdimi i Operacionit Eufrat Shield ka rezultuar se në Turqia ka mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane, madje ka arritur të marrin nga Daesh-I, nën kontroll al-Bab - 30 kilometra në jug të kufirit Turqi-Siri.
Burimi: Anadolu News Agency