Paul Roberts akuzoi SHBA-në për përfshirje në Ukrainë
Paul Craig Roberts është ekonomisti dhe autor i njohur amerikan. Gjatë kohës së administratës së Ronald Reganit ka qenë zëvendësministër i financave në qeverinë e atëhershme amerikane. Është njëri prej themeluesve të politikës ekonomike e cila ka marrë emrin”Reganomics”. Ka qenë kolumnist i rregullt i gazetave me renome amerikane sikurse, Wall Street Journal dhe Business Week. Para Kongresit amerikan ka dëshmuar 30 herë lidhur me çështjen e politikës ekonomike amerikane.
15 viteve të fundit u bë kritikues i rreptë i administratës së Bushit e më vonë edhe i Obamasë, sidomos i “Luftës kundër terrorizmit” për të cilin thotë se e ka shkatërruar liritë qytetare amerikane të cilat kanë qenë të garantuara me Kushtetutë. Lidhur me çështjen e krizës aktuale në Ukrainë ka shkruar javën e kaluar një kolumne e cila është botuar në median franceze Voltaire Network. Në këtë tekst ashpër kritikoi përfshirjen amerikane në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë deklaroi se nuk e ka të qartë politikën ruse e cila edhe më tutje angazhohet të ndalojë ambiciet amerikane me ”dëshirë të mirë dhe logjikë të shëndoshë”, duke shtuar më tutje se Washingtoni “ as njërën as tjetrën nuk e ka”. Lidhur me situatën në Krime thekson se banorët e tyre kanë të drejtë në vetëvendosje dhe denoncon SHBA-në për qëndrim jo konzistent lidhur me këtë çështje.
“Shtëpia e Bardhë pa ndërprerë përsëritë se vetëvendosja e Krimesë është kundër ligjit ndërkombëtar. Vetëvendosja është term propagandues të cilin Washingtoni e përdor atëherë kur ky koncept i përgjigjet perandorisë së tij, por jo edhe atëherë kur njerëzit duan ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
Me 6 mars Obama ka biseduar në telefon me Putinin,që edhe njëherë t’ia përsërisë se vetëm Washingtoni ka të drejtë të përfshihet në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë insiston, kundër çfarëdo logjike, se vetëm”qeveria” në Kiev e instaluar nga puçi të cilin e ka kryer Washingtoni është”legjitime” dhe “demokratike”. Me fjalë tjera, qeveria e Krimesë nga e cila populli i Krimesë kërkon të drejtën e votës për ardhmërinë e saj” është “jodemokratike” dhe “jolegjitime”, ndërsa qeveria jo e zgjedhur në Kiev të cilin e solli në pushtet Washingtoni është zëri i vetëvendosjes dhe i legjimitetit. Washingtoni është aq arrogant që atyre budallenjve të cilët janë infektuar me arrogancë, kurrë nuk ju bie në mend se çfarë mendojnë pjesa tjetër e botës për hipokrizinë e tyre. Që nga regjimi i Clintonit, Washingtoni e ka thyer gjithnjë ligjin ndërkombëtare, në Serbi, Kosovë, Afganistan, Irak, Libi, Siri, Iran, Pakistan, Jemen, Somali, Honduras, Venecuelë, Ekuator, Bolivi.
A ka Rusia komandë ushtarake afrikane? Jo, por Washingtoni e ka.
A e rrethon Rusia SHBA-në me baza ushtarake. Jo, por Washingtoni e ka shfrytëzuar organizatën ushtarake të NATO-së, qëllimi i së cilës ka përfunduar para 23 vite, dhe tani e ka vu nën kontrollin e perandorisë ushtarake,Evropën perëndimore, jugore dhe lindore me bazat e veta ushtarake të vendosura në kufijtë e Rusisë. Washingtoni është i vendosur në zgjerimin e kufijve të NATO-së në Gjeorgji, Azinë qendrore dhe Ukrainën në detin e Zi. Si Gjeorgjia ashtu edhe Ukraina kanë qenë pjesë të ish Bashkimit Sovjetik. Washingtoni të njëjtën gjë bënë edhe ndaj Iranit dhe Kinës. Washingtoni planifikon të vendosi bazat e reja ajrore dhe detare në Filipine, Korenë Jugore, Tajlandë dhe Australi, me të cilat do të bllokojë rrjedhjen e naftës dhe resurseve tjera drejt Kinës. Irani është i rrethuar me 40 baza ushtarake, ndërsa flota amerikane gjendet në brigjet e tyre. Në propagandën e tyre Washingtoni militarizmin e vet e prezanton si”mbrojtje të demokracise”.
Qeveria ruse edhe më tutje po sillet sikur sulmi amerikan në pavarësinë ruse dhe interesat strategjike ruse mund të zgjidh me dëshirën e mirë dhe logjikën e shëndoshë. Por Washingtoni, as njërën as tjetrën nuk e ka. Nga regjimi i Clintonit, Washingtoni gjendet në duart e ideologëve të cilët janë të sigurt se SHBA-ja është” vendi jashtëzakonisht i nevojshëm” i cili ka drejtë në hegjemoninë globale. Çdo gjë që e ka bë në shekullin XXI ka qenë arritja e këtij caku. Washingtoni do ta shpartallojë Federatën Ruse. Shumën e madh të hollave i dedikon organizatave joqeveritare brenda Rusisë të cilët shërbejnë si kolona e pestë e Washingtonit, të cilët punojnë për diskreditimin e zgjedhjeve të lira ruse, demonizojnë Putinin dhe qeverinë ruse dhe zgjerojnë propagandën antiruse dhe gërryejnë për brenda Rusisë. Është e pabesueshme se sa rusë i besojnë kësaj propagande perëndimore.
Washingtoni punon edhe në izolimin e Kinës nëpërmjet Partneritetit Trans-Pacifikut, por në këtë moment janë të fokusuar në destabilizimin dhe izolimin e Rusisë. Washingtoni po përpiqet të shpartallojë bllokun BRICS, i përbërë prej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Republikës Jugoafrikane. Me shtetet më të mëdha dhe me gjysmën e popullatës së botës, BRICS-i vjen si një fuqi e re ekonomike dhe politike, sidomos pasi që organizata BRICS ka në plan të ndërprenë të shfrytëzojë dollarin amerikan si valutë rezerve. Duke e rrethuar Rusinë me bazat raketore amerikane ve në shënjestër sovranitetin dhe pavarësinë ruse, e me te edhe bllokun BRICS si kundërpeshë Washingtonit. Shumicën e ka joshur propaganda e Washingtonit. Bota ka nisë ngadalë të zgjohet, por a do të zgjohet me kohë?
Mediat amerikane dhe shumica evropiane flasin në të njëjtën zë dhe si papagallët, përsërisin propagandën e Washingtonit, duke demonizuar caqet e tyre dhe duke përgatitur popullatën perëndimore për luftëra të reja. Mediat perëndimore, ashtu sikurse qeveritë perëndimore, janë të privuar nga integriteti. Gënjeshtarët dhe kurvat(laviret) sundojnë”.
Burimi: Advance.hr