Policia arreston 19 terroristë të Evropës që luftuan në Siri
Policia në operacione të veçanta në tri vende evropiane ka arrestuar 19 persona të dyshuar për përfshirje në luftën siriane, thonë zyrtarët.
Tre burra britanikë dhe një grua u arrestuan
si të dyshuar për vepra penale të lidhura me terrorizmin në Siri. Dy burra nga
Manchesteri, të moshës 29 dhe 18 , si dhe një grua 21 - vjeçare nga Traffordi
dhe një burrë 29 - vjeçar nga Oksfordi janë në paraburgim.
Një nga burrat e arrestuar në
Mançester është vëllai i Muhammed Azzam Xhavidit, i cili është zhdukur në Siri,
pasi ka udhëtuar atje në vjeshtë.
Policia shqiptare arrestoi shtatë
vetë, duke përfshirë dy predikuesit, me akuza për rekrutimin e pasuesëve për të
luftuar në Siri dhe ka konfiskuar një sasi të plumbave dhe armë.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka
lëshuar urdhër-arresti për gjashtë njerëz të tjerë me të njëjtat akuza, ka
thënë një prokuror vendor.
Ai tha se dy imamët ishin të dyshuar
për përpjekje në mënyrë aktive për t’i bindur persona të ndryshëm me
ideologji radikale për të luftuar më pas si anëtarë të organizatave të listës
së zezë nga Kombet e Bashkuara , pa përcaktuar grupet në fjalë.
Shtatë të dyshuarit përballen me
akuza për rekrutimin e personave për të kryer akte terroriste dhe
nxitjen e urrejtjes ose grindjeve midis kombeve, racave dhe feve.
Prokurori tha se armë dhe sende të
tjera u gjetën në xhami, ku një prej imamëve ka predikuar, si dhe në shtëpinë e
një anëtari tjetër të grupit.
Në Pariz, prokurorët thanë se
shtatë burra dhe një grua janë arrestuar në Francë me dyshimin e planifikuar
për t'u bashkuar me grupet radikale islamike që luftojnë në Siri.
Burimi: Al Alam