İran

Rouhani: paqa nuk mund të vendoset në rajon pa Iranin

Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani tha se paqa dhe stabiliteti nuk do të vendoset në rajon pa përfshirjen e Iranit.


    Hassan Rouhani i bëri këto komente të hënën gjatë një takimi me një numër të familjeve të dëshmorëve iranian në Teheran, tri ditë përpara Ditës Kombëtare të Dëshmorëve.  


     Pas Revolucionit Islamik, ata (armiqtë) supozonin se Irani është një vend i dobët, i cili mund të shkatërrohet nëse sulmohet, por sot kjo është vërtetuar se Republika Islamike e Iranit është shtet më i fuqishëm,  më i bashkuar  dhe më elastik në rajon, tha ai.


     Jo vetëm që Irani është një vend i fuqishëm, por ata, gjithashtu, janë të vetëdijshëm për faktin se paqa dhe stabiliteti nuk do të vendoset në rajon pa përfshirjen dhe vullnetin e Republikës Islamike të Iranit, shtoi ai.