Kosova

Policia Kosovës : Ndërmerr masa operative ndaj rrjeteve apo faqeve në internet që bëjnë nxitje dhe urrejte fetare

“Policia e Kosovës për të siguruar rend dhe siguri publike, mbështetur në ligjet e aplikueshme në vend, ndërmerr masa operative dhe hetimore kurdo qe ka informacion se po cenohet rendi kushtetues dhe ligjet pozitive te vendit. Policia ka drejtori të strukturuara dhe profesionalizuara për të kryer hetime edhe në fushën e internetit (krimeve kibernetike), ne raste te caktuara edhe kanë ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Kelani.

Rrjetet sociale janë duke u cilësuar si një ndër rekrutuesit më të mëdhenj të kosovarëve që iu kanë bashkuar ekstremizmit fetar ku shumë prej tyre kanë përfunduar në të ashtuquajturin “Shteti Islamik” apo ndryshe siç njihet ISIS.

Policia e Kosovës, pohon se është në vazhdimësi të vëzhgimit të rrjeteve sociale atyre që për qëllim kanë nxitjen e urrejtjes ndër fetare apo edhe rekrutimin e të rinjve kosovar në luftën e Sirisë dhe Irakut si pjesë e organizatës terroriste të ISIS.

Mjafton vetëm të kërkoni në facebook, emrat si Xhihadi dhe do tu shfaqen një mori adresash ku në to, të rinjtë kosovar mund të përfshihen shumë lehtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka  thënë se janë ndërmerr masa operative ndaj rrjeteve apo faqeve në internet që kanë bërë thirrje për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste.

“Policia e Kosovës për të siguruar rend dhe siguri publike, mbështetur në ligjet e aplikueshme në vend, ndërmerr masa operative dhe hetimore kurdo qe ka informacion se po cenohet rendi kushtetues dhe ligjet pozitive te vendit. Policia ka drejtori të strukturuara dhe profesionalizuara për të kryer hetime edhe në fushën e internetit (krimeve kibernetike), ne raste te caktuara edhe kanë ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq sa i përket kthimit në Kosovë të personave që tani më janë pjesë e ISIS, për të cilët ekziston droja se mund ta bartin përvojën e tyre ne vendet e origjinës, Kelani ka pohuar se policia është gati që të përballet me çfarëdo kërcënimi që vie nga ana e këtyre personave.

“Institucionet e vendit e kanë paraparë se personat që shkojnë në luftëra të huaja mund të jenë të rrezikshëm dhe të bartin përvojën e tyre ne vendet e origjinës, prandaj legjislacioni ynë është plotësuar me shfaqjen e kësaj dukurie, kurse policia vetëm se e zbaton atë legjislacion me veprime konkrete parandaluese”, ka thënë zëdhënësi Kelani.