Siria

Ushtria siriane korrë sukses kunder terroristëve ndërsa Amerika zemërohet

Diplomatët amerikanë synojnë në vend që të luftojnë kundër terroristëve të grupit takfirist ISIS (i cili është pjellë e Amerikës), në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë të luftojnë kundër ushtrisë siriane.

50 diplomatë amerikanë kanë paraqitur një kërkesë për sulm ushtarak kundër Sirisë me të cilën përsëri kanë treguar shqetësimin e Uashingtonit dhe akterëve të tjerë perëndimorë në lidhje me dobësimin e kapacitetit të forcave terroriste dhe takfiriste.

Sa më shumë që korrë sukses ushtria e Sirisë në luftën kundër terroristëve, SHBA zemërohen më shumë nga ushtria e këtij vendi. Në lidhje me këtë duhet vështruar në prapaskenën e shkrimit të kësaj letre dhe arsyet e saj.

Mbi 50 diplomatë të Departamentit Amerikan të Shtetit në një sondazh të brendshëm kanë kritikuar në masë të madhe politikat e Qeverisë Obama ndaj situatës në Siri dhe kanë kërkuar sulm ushtarak kundër qeverisë së Sirisë dhe kundër pozicioneve të ushtrisë së këtij vendi. Gazeta amerikane “Wall Street Journal” e cila për herë të parë ka publikuar një sondazh të brendshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shkruar se në bazë të këtij sondazhi 50 diplomatë amerikanë të DASH kanë propozuar sulm ushtarak kundër Qeverisë së Sirisë në hijen e shembjes relative të armëpushimit për të cilin është rënë dakord.

Me fjalë të tjera, diplomatët amerikanë synojnë në vend që të luftojnë kundër terroristëve të grupit takfirist ISIS (i cili është pjellë e Amerikës), në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë të luftojnë kundër ushtrisë siriane.