Letra e diplomatëve Amerikanë, synon krijim të fronit ISIS dhe DAISH
Çështje që tërheq vëmendjen me këtë rast është fakti se Xhon Kerri, shefi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka premtuar se do ta shqyrtojë letrën e diplomatëve amerikanë. Kerri pretendoi se kjo letër është shumë e rëndësishme për atë!
Këto diplomatë amerikanë pretendojnë: “Qeveria e Sirisë vazhdon shkeljen e armëpushimit në vend dhe kjo çështje i bënë të pasuksesshme përpjekjet diplomatike. Bashar Asad, presidenti i Sirisë, pa ndonjë presion më të madh nuk ulët në tryezën e negociatave me opozitarët. Ushtria siriane vazhdon bombardimin dhe shfrytëzimin e armëve të ndaluara kundër civilëve dhe vet kjo çështje është shkaktare e destabilitetit në Siri dhe në rajon”. Megjithë këtë këta diplomatë nuk flasin asnjë fjalë në lidhje me faktin se cilët janë opozitarët moderatorë!
SHBA-të shumë prej grupeve terroriste të cilët kanë lyer duart e tyre me gjakun e mijëra civilëve sirianë, po i quan “opozitarë moderatorë”. Nga ana tjetër, SHBA gjithnjë synon të krijojë fronë të sigurisë për dy grupet terroriste ISIS dhe Fronti Nusra. Disfata e ISIS dhe të Frontit Nusra konsiderohet vijë e kuqe e Amerikës dhe të vendeve të tjera perëndimore dhe të regjimeve servile arabe të rajonit të Lindjes së Mesme. Ajo dihet e sigurt është fakti se Qeveria e Amerikës është faktori kryesor i krijimit dhe përkrahjes së terrorizmit takfirist. Prandaj me vigjilencë duhet të vëzhgohen veprimet e SHBA-ve në këtë drejtim.
Qeveria e Barak Obamas deri më tani është vetëpërmbajtur nga futja në luftën e drejtpërdrejtë në konfliktin e brendshëm të Sirisë kundër qeverisë së këtij vendi. Pavarësisht kësaj, janë publikuar raporte të ndryshme të cilat tregojnë se disa funksionarë amerikanë janë kundër kësaj politike që ndiqet nga Obama. Në këtë kuadër një funksionar amerikan i cili ishte i informuar për përmbajtjen e kësaj kërkese dhe opinioneve të diplomatëve amerikanë, ka deklaruar se “Shtëpia e Bardhë vazhdon të kundërshtojë çfarëdo lloj ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Siri.”
Këto opinione të brendshme kurrë nuk do të ndryshojnë qëndrimin e qeverisë së Barak Obamas dhe nuk do të prish përqendrimin e Obamas në luftën kundër kërcënimit të vazhdueshëm dhe në rritje e sipër të quajtur “ISIS”. Nga ana tjetër Xhon Kirby, zëdhënësi i DASH, ka konfirmuar këto opinione të brendshme duke mos dhënë asnjë deklaratë në lidhje me përmbajtjen e tyre. Kirby i ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP: “Ne jemi të informuar për këto opinione opozitare në lidhje me situatën në Siri dhe funksionarët përkatës janë duke shqyrtuar këto opinione të publikuar në “Kanalin e shprehjes së kundërshtimit”. Funksionarët amerikanë të DASH nëpërmjet këtij kanali, mund ta shprehin opinion e tyre pa ndonjë shqetësim për pasojat e mundshme”,- ka shtuar zëdhënësi i DASH.