Siria

Asadi: Shtetet Perendomore nuk kanë të drejtë të ndërhynë në qështjet tona

Presidenti i Sirisë i ka cilësuar të paefektshme veprimet ushtarake të vendeve perëndimore në Siri.

Bashar Asad, president i Sirisë, të martën në një intervistë me gazetën “De Presse” të Austrisë, tha se lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet në bazë të një parimi të qëndrueshëm, ndërsa politika e vendeve perëndimore në lidhje me terrorizmin nuk është e paanshme dhe reale, prandaj koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS nuk ka ushtruar ndikim të rëndësishëm në ndaljen e sulmeve të terroristëve. Asad shtoi se lufta kundër terrorizmit nuk do të jetë kurrë e suksesshme pa forca tokësore dhe duke marrë parasysh faktin se ky lloj i luftës ka rreziqe të shumta, deri më tani asnjë prej vendeve perëndimore nuk kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për dërgimin e forcave tokësore në Siri.

Presidenti i Sirisë në fund ka theksuar gjithashtu në ruajtjen e sovranitetit të këtij vendi dhe ka deklaruar se Siria është një vend i pavarur dhe ka të drejtën për sovranitet dhe vetëm populli i Sirisë duhet të vendosë për largimin ose qëndrimin e presidentit të Sirisë dhe vendet perëndimore nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në lidhje me këtë çështje.