Mbështetja e Iranit për Intifadën Palestineze
Ne e vlerësojmë kontributin e vëllezërve tanë në Iran për përgatitjen e një samiti në mbështetje të popullit palstinez”, ka thënë Khalid Al-Batsh.
Gjatë një interviste për televizionin Al-Maiadin TV, ë dhënë disa ditë para samitit në mbështetje të Intifadës së organizuar në Iran, udhëheqësi aktual i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestines, Khalid Al-Batsh është shprehur kështu: “Ne e vlerësojmë mbështetjen e vëllezërve tanë në Iran për përgatitjen e një samiti në mbështetje të popullit palstinez” ka thënë Khalid Al-Batsh.
Më pas ai ka shtuar se: “Ne besojmë se për sa kohë ka vende të këtilla si Irani që organizojnë samite në mbështetje të Intifadës, do të thotë se këto shtete janë të angazuara dhe mbështetëse të revolucionit dhe popullit palestinez.”
Në vazhdim të fjlaës së ti ai shprehet se: “Ne, populli i Palestinës besojmë se samite të këtilla do t’i japin forcë ndërgjegjësimit të popullit palestinez se ata nuk janë vetëm dhe se bota islamike arabe i mbështet ata.”
Khalid Al-Batsh ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fortë dhe efektive të Iranit për çështjen palestineze duke u shprehur se: “ndërsa falenderojmë Iranin për mbështetjen e tij në çështjen palestineze, ne jemi në pritje kësaj si nga Irani ashtu edhe nga vendet e botës arabe. Ne shpresojmë se këto vende arabe do të mësojnë nga Irani dhe do ta marrin shembull për të organizuar samite të këtilla në mbështetje të çështjes arabe dhe t’i japin mbështetjen e nevojshme.”
Ai ka theksuar se: “Duke marrë parasysh vendosjen gjeografike dhe kapacitetet e vendeve arabe, ata gëzojnë mundësitë për t’i dhënë një mshëtetje më të madhe palestinezëve. Prandaj është e çuditshme si këto vende nuk kanë ofruar asnjë mbështetje politike apo mediatike për Palestinën. Gjithëçka që ka ndodhur deri më tani janë thjesht fjalë boshe. Ne shpresojmë që gjithë ky preukopim ushtarak dhe financiar i shpenzuar nga këto vende dhe shpenzimi i faturave miliarda dollarëshe për luftë ndër-sekare të marrin fund s më shpejt.”
Përsa i përket marrëdhënieve të Xhihadit Islamik dhe Republikës Islamike të Iranit, ai është shprehur kështu:
“Marrëdhënia e lëvizjes së Xhihadit Islamik me Iranin dhe vendet e tjera mbështetet mbi mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin. Që nga dita jonë e parë ne e kemi thënë haptazi se çdo marrëdhënie e jona me ndonjë vend apo regjim në rajon varet tërësisht të mbështetjen që ato ofrojnë në çështjet e Palestinës. Ky është parimi ynë. ”
Deri më tani, qeveria, udhëheqja dhe populli i Iranit e kanë mbështetur çështjen palestineze në të gjitha mënyrat e mundshme. Për këtë arsye edhe marrëdhëniet e Xhihadit Islamik me Iranin do të zhvillohen edhe më tej.
Në momentin që ndonjë shtet arab apo islamik do të ndërmarrë një hap të ngjahëm me Iranin, edhe Xhihadi Islamik do të ndërmarrë hapa drejt tyre. Megjithatë, Xhihadi Islamik është i aftë të ketë një vizion të qartë.
Që nga viti 1979, pas fitores së kombit iranian, lëvizja Xhihadi Islamik e ka konsideruar Iranin gjithmonë si një vend që mund ta ndihmojë në çështjen palestineze; duke pasur parasysh se Irani i ka dëbuar sionistët dhe e ka mbyllur ambasadën e tyre madje e ka kthyer atë në ambasadë palestineze.”
Me mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe efektive të Iranit për çështjen palestineze Khalid Al-Batsh është shprehur se: “Irani ka vështruar përtej dallimeve raciale dhe sektare në çështjen palestineze dhe ne gjithashtu besojmë se si Xhihadi Islamik në Palestinë qëndrojmë në kauzën tonë përtej të gjitha çështjeve të vogla që krijojnë dallueshmëri mes nesh. Ne e kemi vënë Palestinën në epiqendrën tonë më kryesore dhe çështja e Xhihadit Islamik Palestinez qëndron shumë larg nga çdo konflikt i drejtpërdrejtë politik me Iranin. Ndërsa të tjerët i kanë qëndruar afër apo i kanë qëndrur Iranit, veprimet e tyre janë bazuar në një vizion të turbullt në disa situata. Ne në mënyrë të qartë e kemi shprehur se nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve arabe dhe nuk të përzihemi me ndonjë nga sistemet e tyre. Ne nuk mund të largohemi nga Damasku; përsa kohë kemi refugjatë nga vendi ynë në kampin Yarmouk (në afërsi të qytetit). Ne nuk mund të largohemi as nga Egjipti, sepse kombi ynë është nga Egjipti.”
Khalid Al-Batsh i ka vënë theksin faktit se beteja e vërtetë me armikun është ajo në kufi me Izraelin. Ai ka kritikuar atë që njihet si ‘vendet arabe moderne’ dhe u shpreh se vendet arabe dhe ‘vendet arabe moderne’ nuk kanë as guximin që të hyjnë në konflikt me Amerikën për të mbrojtur çështjen palestineze. Përkundrazi, ato pranojnë armiqësinë me Iranin dhe mbështetjen e Amerikës në këtë çështje. Në fakt, disa prej tyre, e kanë treguar armiqësinë e tyre kundër qeverisë së Iranit në mbështetje të armiqësisë së Amerikës. Disa nga këto vende e kanë deklaruar qartë se armiku numri një i tyre nuk është regjimi sionist, por Irani. Me fjalë të tjera, pozicioni i Amerikës përkon me përqasjen që kanë edhe disa vende arabe.
Ai ka kritikuar marrëdhëniet e ngushta që disa udhëheqës arabë kanë me qeverinë amerikane dhe është shprehur se: “Është e pamundur të fitosh miratimin e Shtëpisë së Bardhë. Disa prej udhëheqësve arabë kanë lidhje të ngushta me Obamën, por si shpërblim nuk kanë fituar asgjë përveç kaosit të qëllimshëm që Condoleezza Rice i ka lënë trashëgim. Dhe kushdo që e ka lidhur të ardhmen e tij me Donald Trumpin, duhet të përgatisë një qese me monedha ari ose me naftë dhe për të ruajtur mbështetjen amerikane për vendin e tij.”
Ai theksoi se: “Ajo që është e nevojshme është të forcojmë lidhjet midis vendeve arabe dhe të përballemi me çështjen palestineze si një çështje të rëndësishme dhe për t’u pajtuar me Iranin.”
Ai u shpreh haptazi se: “Asgjë nuk është e pamundur. Nëse udhëheqësit arabë do të mund ta kuptonin se amerikanët nuk i kanë mbështetur kurrë dhe nuk do t’i mbështesin, ato vetëm mundohen që ttë vjedhin nga mirëqenia dhe burimet e vendeve arabe në interes të Amerikës dhe të sigurisë së regjimit arab; po kështu edhe lidershipi i arabëve duhet të formohet në një mënyrë që të mbështetet në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të popujve arabë.”
Parë nga kjo prespektivë është shumë e rëndësishme të të zhvillohen tanike mes vendeve arabe dhe Iranit dhe vendeve arabe me njëra-tjetrën me qëllim që të hartohet një axhendë e përbashkët. Në këtë mënyr do të mund të diskutohet për mënyrat sesi të ndalohen mosmarrëveshjet dhe të krijohen ura lidhëse mes vendeve arabe me njëra-tjetrën, vendeve arabe me vendet islamike si Irani, Turqia, Arabia Saudite, Siria, Egjipti dhe vendet të tjera.
Burimi: http://iuvmpress.com/