Irani Mbështet Kryengritjen Ashtu Siç Duhet Ta Mbështesin Dhe Shtetet e Tjera Muslimane
Mahmud Zahari ka pohuar se, Konferenca e Intifadës Palestineze, do të zhvillohet në Teheran, në mbështetje të lëvizjes së kryengritjes.
“Konferenca e Intifadës Palestineze, do të zhvillohet në Teheran, me synimin e mbështetjes së kryengritjes. Shtetet e tjera muslimane, duhet të hedhin hapa në këtë drejtim”, shprehu Mahmud Zahari, njëri nga udhëheqësit e Hamasit.
Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare, për Intifadën Palestineze, do të zhvillohet në Iran, në datat 21 dhe 23 shkurt. Në këtë konferencë, do të marrin pjesë, deputetë, media dhe përfaqësues të shoqërisë civile, nga shtete të ndryshme, secili duke përmbushur përgjegjësitë e tij, mund dhe duhet të jetë truri, i veprimtarisë së tij, në fushën e tij përkatëse.
Shoqëria dhe trojet palestineze, të ndekur nga shtetet e Lindjes së Mesme, po përjetojnë një gjendje të keqe, e cila si pasojë, u ka vënë përgjegjësi të rënda, mbi shpatullat e individëve dhe shoqërive njerëzore, sidomos të zyrtarëve të qeverisë, medias dhe intelektualëve.
Megjithatë qeveritë e pasura arabe, e kanë harruar çështjen palestineze dhe në vend që të përdorin pushtetin dhe aftësitë e tyre, në çlirimin e Palestinës, ata po shpenzojnë miliarda dollarë, nga të ardhurat e botës muslimane, për të vrarë muslimanët në Siri, Irak, Jemen dhe Bahrejn.
Mbretërimi i kësaj gjendjeje, natyrisht që ka lënë mënjanë, çlirimin e Palestinës, nga të qenit përparësia kryesore, e botës muslimane dhe veçanërisht ka shkaktuar, tërheqjen e shteteve arabe. Si pasojë, kjo është shndërruar, në një mundësi për Izraelin, për të rritur sulmet e tij të ashpra, kundër ndërtesës së Xhamisë Aksa.
Burimi: http://iuvmpress.com/