Palestine

Intifada e Parë

Intifada e Parë Palestineze, ishte një kryengritje palestineze, kundër pushtimit izraelit, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazzës.

Intifada e Parë, ose Intifada e Parë Palestineze, (gjithashtu njihet dhe si thjesht “intifada” ose “intifadah”), ishte një kryengritje palestineze, kundër pushtimit izraelit, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazzës, e cila zgjati nga dhjetori i 1987-s, deri në Konferencën e Madridit në 1991, e cila mori fund në të njëjtën datë në 1993, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Oslos. Kryengritja nisi më 9 dhjetor, në kampin e refugjatëve në Xhebelijje, pasi një kamion i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (FMI), u përplas me një automjet civil, duke vrarë kështu katër palestinezë.

Në zanafillën e aksidentit, lindi një lëvizje proteste, duke përfshirë një strategji dyfishe, të rezistencës dhe mosbindjes civile, duke shpërthyer, në greva të përgjithshme, bojkotimin e institucioneve të administratës civile izraelite, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazzës, një bojkot ekonomik, duke kundërshtuar vijimin e punës, në kolonitë izraelite, mbi prodhimet izraelite, kundërshtimin e pagimit të taksave, kundërshtimin e dhënies, së automjeteve palestineze, me leje qarkullimi izraelite, shkrime të llojit grafit, vendosja e barrikadave, një përshkallëzim i hedhjes së gurëve dhe kokteilëve të molotovit, kundër forcave të mbrojtjes izraelite dhe infrastrukturës së saj, në trojet palestineze.

Izraeli angazhoi rreth 80.000 ushtarë, fillimisht duke hapur zjarr sipas dëshirës, duke vrarë një numër të madh palestinezësh. Në 13 muajt e parë, u vranë 332 palestinezë dhe 12 ushtarë izraelitë. Duke u nisur, në përpjestimin e lartë, të vrasjeve të fëmijëve, të rinjve dhe civilëve, ushtarët izraelitë, zbatuan politikën e “nënshtrimit, shprehjes së fuqisë dhe rrahjeve”, të emërtuar si “Thyerja e Kockave të Palestinezëve”. Shpërndarja botërore e pamjeve, të ushtarëve izraelitë, duke rrahur të rinjtë palestinezë, me shkopinj gome, çoi në përdorimin e plumbave plastikë, të cilësuar si gjysmë vdekjeprurës.

Në vitin e parë të intifadës, forcat e sigurimit izraelit, vranë 311 palestinezë, 53 të të cilëve, ishin të rinj nën moshën 17 vjeç. Sipas organizatës “Shpëtoni Fëmijtë”, në dy vitet pasardhëse afërsisht 7 % e përllogaritjes palestinezëve, nën moshën 18 vjeç, vuajtën plagosje të rënda, nga të shtënat, rrahjet dhe përdorimi i gazit lotsjellës. Në gjashtë vitet vijuese, forcat e mbrojtjes izraelite, vranë 1.162 - 1.204 palestinezë.

Nga dy vitet e para, nga 23.600 deri në 29.900 fëmijë palestinezë, kërkuan trajtim mjekësor, nga rrahjet e forcave të mbrojtjes izraelite. Gjithashtu 100 civilë izraelitë dhe 60 anëtarë të FMI-së u vranë, në shumicën e rasteve, nga militantët jashtë kontrollit, të Këshillit të Përgjithshëm të intifadës, si dhe më shumë se 1.400 civilë izraelitë dhe 1.700 ushtarë u plagosën. Dhuna mes palestinezëve, ishte një faktor tjetër i rëndësishëm i intifadës, e cila shpërtheu me asgjësimin e rreth 822 palestinezëve, të cilët u cilësuan, si bashkëpunëtorë të izraelitëve. (Nga 1988 deri në prill 1994). Në atë kohë Izraeli njoftoi, se kishte të dhëna se 18.000 palestinezë, ishin të kompromentuar, megjithëse më vonë u vërtetua, se më pak se gjysma e tyre, kishte kontakte me autoritet izraelite.

Intifada e dytë, shpërtheu nga shtatori 2000 deri në 2005.

Shkaqet e Përgjithshme

Sipas Mubarek Auadit, një psikologu palestinezo-amerikan, intifada ishte një protestë kundër shtypjeve izraelite, përfshirë këtu rrahjet, të shtënat, vrasjet, rrënimet e shtëpive, prerjet e pemëve, dëbimet, burgosjet e zgjatura dhe ndalimeve pa proçes gjyqësor. Pas pushtimit izraelit të Bregut Perëndimor, Gadishullit të Sinait dhe Rripit të Gazzës, nga Jordania dhe Egjipti, në luftën gjashtë ditore arabo-izraelite në vitin 1967, u rrit ndjeshëm zemërimi i palestinezëve, në trojet e pushtuara palestineze nga izraelitët.

Izraeli hapi tregjet e tij të punës, në trojet sapopushtuara palestineze. Palestinezët u morën kryesisht me punë të rëndomta, të cilat nuk kërkonin mjeshtëri, ose gjysmë mjeshtëri, të cilat izraelitët nuk i përfillnin. Gjatë kohës së intifadës, 40 % e forcës punëtore palestineze, punonte çdo ditë në Izrael. Për më tepër konfiskimi, i trojeve palesineze nga izraelitët, shkalla e lartë e lindshmërisë, në trojet palestineze dhe shfrytëzimi i kufizuar i tokës, për ndërtesa të reja dhe bujqësi, krijoi kushte të mjerueshme, për shtimin e dendësisë së popullsisë dhe shkallën e rritjes së papunësisë edhe për palestinezët, të cilët kishin diploma universitare.

Në kohën e intifadës, vetëm njëri nga tetë palestinezë, që kishte mbaruar shkollën e lartë, mund të gjente një punë sipas diplomimit të tij përkatës. Duke i shtuar kësaj duurie, zgjerimin e universiteteve palestineze, sistemin arsimor tek njerëzit, në kampet e refugjatëve, fshatrave dhe qytezave, duke ngjizur kështu, elitën e re palestineze, që nga shtresa e ulët, e cila ishte më aktive, në përballjen me Izraelin.

Jitzhak Rabini, i Partisë Punëtore Izraelite, më pas ministri i mbrojtjes, shtoi dëbimet në gusht të 1985, duke zbatuar politikën e “Grushtit të Hekurt”, për të shtypur nacionalizmin palestinez. Kjo politike çoi, në dëbimin e 50 palestinezëve, në katër vitet e ardhshme, ishte e shoqëruar me integrimin ekonomik dhe shtimin e kolonive izraelite, siç ishte shtimi i ardhjes, së popullisë së kolonëve izraelitë, e cila vetëm në Bregun Perëndimor, nga 35.000 në vitin 1984, shkuan në 64.000 në 1988 dhe kapi shifrën 130.000, në mesin e viteve 1990. Duke iu mbështetur këtyre zhvillimeve, ministri izraelit i ekonomisë dhe financës, Gad Jakobi nënvizoi nisjen “de fakto të një proçesi të frikshëm aneksimi”, e cila solli rritjen e numrit të militantëve, në mesin e shoqërisë palestineze.

Në vitet 1980, një numër i rëndësishëm i politikanëve izraelitë, duke u mbështetur në politikat e zhvendosjes së popullsisë palestineze, jashtë trojeve të tyre, si rrjedhojë shtoi frikën e palëstinezëve, që izraelitët mund t’i shpërngulnin ata. Fjalimet publike që bënin thirrje, për zhvendosjen e popullsisë palestineze, të mbajtura nga ministri i mbrotjes Mikael Dekel, ministri i kabinetit Mordekai Cipori dhe ministri i qeverisë Josef Shapira, në mesin e tjerëve. Duke përshkruar shkaqet e intifadës Beni Morris, bënte thirje për përdorimin “e të tërë elementeve të egra të poshtërimit”, të shkaktuar nga pushtimi i cili ishte “gjithmonë një pëvojë e tmerrshme dhe vdekjeprurëse për të pushtuarit” dhe ishte “e themeluar në përdorimin e forcës brutale, shtypjes, frikës, bashkëpunimit dhe tradhtisë, rrahjeve, dhomave të torturimit, frikësimit të përditshëm, poshtërimit dhe manipulimit”.

Prapaskena

Ndërsa shkaku i menjëheshëm për intifzadën e parë, në përgjithësi daton si një aksident, i kamionit të FMI-së duke përfshirë këtu, një sërë fatkeqësish palestineze, gjatë Kryqëzimit të Erezit në dhjetor 1987. Mazin Kumsijeh diskuton kundër Donald Nefit, se ajo zuri fill me demostratë të shumëfishtë të rinisë palestineze, në muajt më të hershëm. Disa burime cilësojnë, se ajo nisi me dështimin e FMI-së, në ndalimin e një operacioni guerrilas palestinez, në “Natën e Dronëve”, në të cilën gjashtë ushtarë izraelitë gjetën vdekjen, ndihmuan në përshpejtimin e kryengrijtes palestineze.

Demostratat masive, ndodhën një vit me herët, kur dy studentë palestinezë të Gazzës, të Universitetit Birzeit, u qëlluan nga ushtarët izraelitë, në kampusin më 4 dhjetor 1986. Izraelitët u kundërpërgjigjën me masa ndëshkuese të rrepta, duke përfshirë arrestimet në masë, ndalimet dhe rrahjet sistematike të të arrestuarve palestinezë, ish të burgosurve dhe të aktivistëve. 250 nga ata u mbyllën në katër qeli, në një vend të shndërruar në një kamp ushtarak, cili njihej gjërësisht si Ensar 11, jashtë qytetit të Gazzës. Izraeli nisi politikën e dëbimit, me qëllimin e frikësimit të aktivistëve në janar 1987.

Dhuna u përshkallëzua, kur një djalë shkolle, nga Han Junisi, u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë, gjatë kontrollit të xhipit të tij. Gjatë verës toger Ron Tali, i forcave të mbrojtjes izraelite, i cili ishte përgjegjës, për ruajtjen e të ndaluarve në Ensar 11, u qëllua për vdekje nga afër, ndërsa kishte ngecur me automjetin e tij, në trafikun e rënduar të Gazzës. Më pas u vendosi regjimi i një shtetrrethimi, i cili ndalonte banorët e Gazzës, që të dilnin nga shtëpitë e tyre, gjatë festës muslimane të Kurban Bajramit. Në të dyja aksidentet në 1 dhe 6 tetor 1987, FMI-ja i ngrit kurth dhe vrau shtatë baorë të Gazzës, duke thënë se kishin lidhjen me Xhihadin Islam, të cilët ishin arratisur nga burgu në maj.

Disa ditë më vonë, një kolon izraelit, qëlloi një vajzë shkolle 17 vjeçare, Intisar Attarin në shpinë, në kopështin e shkollës në Dir Beleh, në Rripin e Gazzës. Samiti i Ligës Arabe, i mbajtur në Amman të Jordanisë, në nëntor 1987, ishte i përqendruar, në luftën Irak-Iran, kështu që çëshja palestineze, u la mënjanë jashtë rendit të ditës, për herë të parë në vite.

Udhëheqja Dhe Synimet

Intifada nuk nisi nga një njeri i vetëm ose një organizatë. Udhëheqja vendore, përbëhej nga grupet ose organizatat e lidhura, me Organizatën e Çlirimit të Palestinës, të cilat vepronin në trojet e pushtuara palestineze, si Fethu, Fronti Popullor, Fronti Demoratik dhe Partia Komuniste Palestineze. Kundërshtarët në këtë fushë të OÇP-së, ishin organazatat islame si Hamasi, Xhihadi Islam, si dhe udhëheqja vendore, në qytete si Bejt Sahuri dhe Bejtu’l-Lahmi (Betlehemi).

Megjithatë kryengritja kryesisht, udhëhiqej nga këshillat e bashkësisë, të drejtuara nga Hanan Ashrauiu, Fajsal Husejni dhe Hajdar Abdushafiiu, të cilët nxisnin rrjete të pavarura arsimimi (shkolla të nëndheshme, sepse ushtria izraelite, kishte mbyllur shkollat normale, si një kundërpërgjigje ndaj kryengritjes), kujdesin mjekësor dhe ndihmën ushqimore. Udhëheqja e Bashkuar Kombëtare e Kryengritjes, fitoi besueshmëri në vendet ku palestinezët, kishin të bënin me çështjet e komunikimit.

Me sa duket kishte një zotim kolektiv, për të qëndruar larg, nga dhuna vdekjeprurëse, një ndryshim rrenjësor, nga veprimet e mëparshme, në të cilat lindi ngritja e Shalevit, si një llogaritje e cila do të çonte, në derdhjen e një lumi gjaku, nga ushtarët izraelitë dhe do të minonte, mbështetjen që gëzonin në lagjet liberale izraelite. OÇP-ja dhe kryetari i saj Jasir Arafati, kishin vendosur për një strategji të paarmatosur, në pritje që negociatat e asaj epoke, do të mundësonin arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin.

Vlerësimi i Perlmanit, për natyrën paqësore, të kryengritjes dhe brendësisë së organizatës të lëvizjes dhe kapilarëve, në komitetet fqinje, që siguruan se hakmarrja e përgjakshme, nuk do të ishte përgjigjia e duhur, ndaj fytyrës së shtypjes së shtetit izraelit. Hamasi dhe Xhihadi Islam, bashkëpunuan me udhëheqjen, në fillim dhe gjatë vitit të parë të kryengritjes. Ata nuk kryen sulme të armatosur, me përjashtim të vrasjes me thikë, të një ushtari në tetor 1988 dhe shpërthimit të bombave në një autostradë, e cila nuk kishte ndikim.

Traktet e shpërndara bënin të qartë, synimet e kryengritjes dhe kërkonin tërheqjen e plotë të Izraelit, nga trojet e pushtuara palestineze në 1967, heqjen e shtetrrethimeve dhe pikave të kontrollit. Sërish ata u bënin thirrje palestinezëve, për t’u bashkuar në një rezistencë qytetare, duke iu shmangur përqafimit të armëve, sepse ky i fundit nuk do të ndalonte, hakmarrjen e egër shkatërruese të Izraelit. Rishtas ata kërkonin, themelimin e një shteti palestinez, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazzës, duke lënë mënjanë, retorikat e zakonshme, të cilat në atë epokë ende ishin të gjalla, duke trumpetuar për “çlirimin” e të tërë Palestinës.

Intifada

Depërtimi i Izraelit, në trojet e pushtuara, hasi në raste spontane të rezistencës. Megjithatë administrata izraelite, duke u zotuar se do të zbatonte, poltikën e dëbimit, të ashtuquajtur “Grushti i Hekurt”, rrënimin e shtëpive, ndëshkimin masiv, shtetrrethimet dhe shtypjet e intitucioneve politike, ishin tregues të qartë, se rezistenca palestineze, ishte e rraskapitur.  Hamendja se shqetësimi do të merrte fund shpejt doli e gabuar.

Në 8 tetor 1987, një bartës tankesh izraelit, u përplas me një varg automjetesh, që bartnin palestinezë, që po ktheheshin nga puna ditore në Izrael, në pikën e kontrollit të Erezit. Katër palestinezë, tre nga të cilët banorë të kampit të refugjatëvë në Xhebelijje, kampi më i madh i tetë kampeve të refugjatëve në Rripin e Gazzës, u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën rëndë. Qindra punëtorë palestinezë, të cilët po ktheheshin në shtëpi nga puna, u bënë dëshmitarë të këtij aksidenti tragjik.

10.000 njerëz nga kampi, morën pjesë në funeralët e tyre atë mbrëmje, e cila përshkallëzoi në një demonstratë. Sipas thashethemeve të përhapura në kamp, ky ishte një shpagim i qëllimshëm, për vrasjen me thikë, të një biznesmeni izraelit, i cili po psoniste në Gazza dy ditë më herët. Hedhja e një bombe me naftë, mbi një automjet patrullimi, në ditën e nesërme në Rripin e Gazzës, forcat izraelite hapën zjarr dhe hodhën bomba me gaz lotsjellës, në drejtim të turmës së zemëruar, duke vrarë një palestinez të ri dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Në 9 dhjetor, udhëheqës të ndryshëm popullorë dhe profesionistë palestinezë, mbajtën një konferencë shtypi në Jerzualemin (Kudsin) Perëndimor, së bashku me Ligën Izraelite Për Të Drejtat e Njeriut Dhe Civile, duke dënuar degjenerimin e gjendjes. Ndërsa ata ishin mbledhur, erdhi lajmi se, po zhvilloheshin demonstrata, në kampin e refugjatëve në Xhebelijje dhe se një e re palestineze 17 vjeç, ishte qëlluar për vdekje, pasi kishte hedhur, një bombë me naftë ushtarëve izraelitë. Më vonë ajo të njihej si dëshmorja e parë e inifadës.

Protestat u përhapën shpejt, në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. Rinia vuri nën kontroll lagjet, mbyllën kampet me barrikada dhe plehra, gurë dhe goma të djegura, duke hasur në ushtarët të cilët po orvateshin, të çanin barrikadat, me bomba me naftë. Tregtarët palestinezë, mbyllën bizneset e tyre dhe punëtorët kundërshtuan të rikthehenin në punë në Izrael. Ky i fundit i përcaktoi këta veprimtari si “trazira” dhe e arsyetoi shtypjen si të nevojshme, për të rikthyer “ligjin dhe rendin”.

Në ditët në vijim, trojet e pushtuara u gllabëruan, nga një valë demonstratash dhe grevash ekonomike, të një shkallë të paparashikueshme. Elementë të veçantë të pushtimit, u bënë objekt sulmesh, si automjetet ushtarake, autobuzët dhe bankat izraelite. Asnjë nga kolonitë izraelite nuk u sulmua dhe nuk kishte asnjë automjet ushtarak izraelit nuk u dëmtua, nga gurët e hedhur, në përiudhën e hershme të kryengritjes. Gjithashtu një numër jashtëzakonisht i madh palestinezësh, mori pjesë në këto trazira, me dhjetra mijra civilë, duke përfshirë këtu dhe gratë dhe fëmijtë.

Forcat e sigurimit izraelit, përdorën të tërë arsenalin e tyre ushtarak, për të mbajtur në krontroll masat dhe u orvatën në shuarjen e trazirave. Ata madje nuk ngurruan, që të përdornin shkopinjtë  e gomës, shkopinjtë e drurit, gazin lotsjellës, pompat e ujit, plumbat e gomës dhe hapjen e zjarrit. Megjithatë ata dështuan për momentin, sepse masat sa vinin dhe shtoheshin.

Shumë shpejt, kishte një hedhje të gjërë gurësh, bllokime rrugësh dhe djegie gomash, në mbarë trojet. Në 12 dhjetor, kishin vdekur 6 palestinezë dhe ishin plagosur 30 gjatë dhunimeve. Të nesërmen, protestuesit hodhën një bombë me benzinë, në konsullatën amerikane në Jeruzalemin Lindor por askush nuk u lëndua. Reagimi izraelit, ndaj kryengritjes palestineze ishte i ashpër. FMI-ja vrau shumë palestinezë, në fillimin e intifadës, shumica e tyre u vra gjatë demonstratave dhe trazirave.

Meqënëse shumica e të vrarëve, ishin civilë dhe të rinj, Jitzhak Rabini zbatoi një politikë zbrapseje nëpërmjet “nënshtrimit, shprehjes së fuqisë dhe rrahjeve”. Izraeli nisi arrestimin masiv të palestinezëve, të sendërtuar mes ndëshkimeve masive, si mbyllja e universiteve në Bregun perëndimor për shumë vite me radhë pas kryengritjes dhe mbylljen e shkollave në Bregun Perëndimor për 12 muaj rresht. Me kalimin e kohës, u zbatuan plot 1.6000 shtetrrethime, vetëm në vitin e parë.

Bashkësitë e popullsisë palestineze, u privuan nga nevojat për ujë, energji elektrike dhe lëndë djegëse. Pothuajse në çdo kohë 25.000 palestinezë, gjendeshin të rrethuar, në shtëpië e tyre. Pemët u prenë, nga fermat palestineze dhe prodhimet e tyre bujqësore, u bllokuan nga qarkullimi për shitje. Vetëm në vitin e parë ose u konfiskuan, ose u rrënuan shtëpitë e 1.000 palestinezëve. Gjithashtu kolonët, nisën sulmet e tyre vetjake, kundër palestinezëve. Këta të fundit, që kundërshtonin pagimin e taksave, u përballën me konfiskimin e pronës dhe çertifikatave të pronësisë, taksat e reja për automjetet dhe gjobat e rënda për secilën famlje, e cila ishte përcaktuar, se njëri nga anëtarët e saj kishe hedhur gurë.

Viktimat

Vetëm në vitin e parë, në Rripin e Gazzës, u vranë 142 palestinezë, por asnjë izraelit nuk u vra. 77 palestinezë u qëlluan për vdekje, 37 vdiqën nga helmimi i gazit lotsjellës dhe 17 të tjerë vdiqën nga rrahjet, e dorës së policëve izraelitë. Gjatë intifadës gjashtë vjeçare, ushtarët izraelitë vranë nga 1.162 deri në 1.204, ose 1.284 palestinezë. 57.000 nga 120.000 palestinezë u arrestuan, 481 u dëbuan, ndërsa 2.532 të tjerëve, iu shkatërruan shtëpitë nga themelet. Nga dhjetori 1987 deri në qershor 1991, u plagosën 120.000 palestinezë, 15.000 u arrestuan dhe 1.882 shtëpi u rrënuan.

Një llogaritje gazetareske lajmëron, se vetëm në Rripin e Gazzës nga 1983 deri në 1993, rreth 60.706 palestinezë vuajtën plagosje nga të shtënat, rrahjet dhe gazi lotsjellës. Vetëm gjatë pesë javëve të para, 35 palestinezë u vranë dhe 1.200 të tjerë u plagosën. Kjo shkallë e lartë, vetëm sa i dha shtysë kryengritjes, duke tërhequr më shumë palestinezë në pjesëmarrje.

B’Tselem ka llogaritur 179 izraelitë të vrarë, ndërsa sipas statistikave zyrtare, kjo shifër është mbi 200. 3.100 izraelitë, 1.700 nga të cilët ushtarë dhe 1.400 civilë kanë vuajtur nga plagosjet. Në 1990 Burgu i Ktzi’ot në Negev, mbajti të ndaluar afërsisht njërin nga 50 banorë palestinezë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazzës mbi 16 vjeç.

Xherald Kaufmani ka nënvizuar: “Miqtë dhe armiqtë e Izraelit, kanë mbetur të tronditur nga reagimi i shtetit kundrejt trazirave”. Në artikullin e Rishikimit të Librave të Londrës, Xhon Mirshajmëri dhe Stefën Uëllti, kanë theksuar se forcave të mbrojtjes izraelite, iu janë dhënë shkopinj gome dhe janë inkurajuar, në thyerjen e kockave të protestuesve palestinezë. Dega suedeze e Organizatës “Shpëtoni Fëmijtë” ka llogaritur se 23.600 deri në 29.900 fëmijë, kanë kërkuar trajtim mjekësor, për plagosjet nga rrahjet e tyre, në dy vitet e para të intifadës. Një nga tre fëmijë ishte i mitur nën moshën 10 vjeç.

Izraeli zbatoi politikën e arrestimeve, si një përfaqësim kyç në institucionet palestineze. Pasi avokatët në Rripin e Gazzës, shkuan në grevë, për të protestuar, për pamundësinë e vizitimit të klientëve të tyre, Izraeli ndaloi kreun e avokatëve dhe shoqatën e tij, pa zhvilluar asnjë proçes gjyqësor për gjashtë muaj. Madje Dr. Zekerija Agai, kreu i Shoqatës së Mjekëve të Gazzës, gjithashtu u arrestua dhe u ndalua, për një periudhë të ngjashme kohore, ashtu siç u ndaluan shumë gra aktiviste, në Komitetin e Punës së Grave.

Gjatë muajt të Ramazanit, shumë kampe në Gazza, u vendosën nën shtetrrethim për javë të tëra, duke i ndaluar kështu, banorët e tyre, për të blerë ushqim, ndërsa kampet e Shatit, Xhebelijjes dhe Burejxhit ishin objekt sulmi, i përdorimit të gazit lotsjellës. Gjatë vitit të parë të intifadës, numri i përgjithshëm i viktimave në kampe kapi shifrën 16.

Dhuna Ndëretnike

Mes viteve 1988 deri në 1992, dhuna ndërpalestineze shënoi, humbjen e thuajse 1.000 palestineëve. Në qershor të 1990 sipas Benni Morrisit: “Intifada dukej sikur e kishte humbur drejtimin e saj. Një simptomë e OÇP-së ishte zemërimi i madh, që kishte çuar, në vrasjen e shumë palestinezëve, duke i cilësuar si bashkëpunëtorë”. Afërsisht 18.000 palestinezë, të kompromentuar nga shërbimi inteligjent izraelit, thuhet se u kanë dhënë të dhëna Mossadit. Bashkëpunëtorët u kërcënuan me vdkje ose izolim dhe do të faleshin, vetëm nëse ata reshtin veprimtarinë e tyre. Megjithatë në rast se bashkëpunimi i tyre më Fuqinë Pushtuese, do të vijonte atëherë ata asgjësoheshin nga forcat speciale, të quajtura si “Panterat e Zeza” dhe “Shqiponjat e Kuqe”. Pothuajse 771 palestinezë (sipas Shoqatës së Shtypit) dhe 942 (sipas FMI-së), u asgjësuan si pasojë e dyshimit për bashkëpunim, gjatë përhapjes së intifadës.

Ngjarje Të Tjera Të Rëndësishme

Në 16 prill 1988, kryetari i OÇP-së, Halil Ueziri, i njohur ndryshe si Ebu Xhihadi “I Ati i Luftës”, u vra në Tunizi, nga një skuadër komandosh izraelitë. Izraeli pretendoi se ai ishte “truri kryesor” i organizimeve të kryengritjes dhe besonte se vdekja e tij do të thyente intifadën. Gjatë demonstraatve masive dhe bajtjes së zisë në Gazza, dy nga xhamitë kryesore të saj, u sulmuan nga FMI-ja dhe besimtarët muslimanë u rrahën dhe u sulmuan me gaz lotsjellës. Gjithsej u vranë 15 palestinezë, gjatë demonstratave dhe trazirave në Rripin e Gazzës dhe në Bregun Perëndimor, pas vdekjes së Uezirit. Në qershor të atij viti, Liga Arabe miratoi, mbështetjen finaciare të intifadës në samitin e saj. Në samitin e 1989 Liga Arabe ripohoi mbështetjen e saj finaciare.

Përgjigjia e ministrit të mbrojtjes izraelit Jitzhak Rabinit ishte: “Ne do t’u mësojmë atyre se ka një çmim për kundërshtimin e ligjeve të Izraelit”. Kur burgosja masive, nuk ia doli mbanë, që të ndalonte aktivistët, Izraeli ashpërsoi bojkotin, duke vënë gjoba të rënda dhe duke kufizuar, mundësinë e furnizmit, të dyqaneve vendore, fabrikave dhe shtëpive, me të mira materiale, si ushqim, veshmbathje, lëndë të parë dhe prodhime të tjera.

Në 8 tetor 1990, 22 palestinezë u vranë nga policët izraelitë, si pasojë e trazirave të Malit të Tempullit. Kjo çoi në përdorimin e taktikave më vdekjeprurëse, nga ana e palestinezëve, të cilët vranë me thikë, tre civilë izraelitë dhe një ushtar, të forcave të mbrojtjes izraelite, në Jeruzalem dhe në Gazza, dy javë më vonë. Kështu vrasjet me thika vijuan. Aparati shtetëror izraelit, vijoi me zbatimin e politikave kontroverse dhe konfliktuale, të cilat dëmtuan dhe vetë interesat izraelite, si mbyllja e institucioneve arsimore (duke hedhur më shumë të rinj nëpër rrugë) dhe botimi i listës së bashkëpunëtorëve të Shin Betit. Bombat vetëvrasëse, të militantëve palestinezë, filluan në 16 prill 1993, me bombardimin e Kryqëzimit të Meholës, në epokën e fundit të intifadës.

Kombet e Bashkuara

Numri i madh i viktimave palestineze, provokoi një dënim ndërkombëtar. Në rezolutat vijuese, duke përfshirë këtu dhe 607 dhe 608, Këshilli i Sigurimit, i kërkoi Izraelit ndalimin e dëbimeve të palestinezëve. Në nëntorin 1988, Izraeli ishte dënuar nga një shumicë shtetesh, të Asamblesë së Përgjithshme, të Kombeve të Bashkuara, për veprimtarinë e tij kundër intifadës. Kjo rezolutë ishte përsëritur në vitet pasardhëse.

Këshilli i Sigurimit

Në 17 shkurt 1989, Këshilli i Sigurimit, i Kombeve të Bashkuara, në mënyrë unanime, por për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënuan Izraelin që nuk mori parasysh, rezolutat e Këshillit të Sigurimit edhe qe nuk veproi në përputhje me Konventën e Katërt të Gjenevës. Shtetet e Bashkuara vunë veton, mbi draftin e rezolutës, i cili do ta kishte qortuar fuqishëm atë. Në 9 qershor, Shtetet e Bashkuara, sërish vunë veton në këtë rezolutë. Në 7 nëntor Shtetet e Bashkuara, rishtas vunë veton për herë të tretë, në draftin e rezolutës, për të dënuar dhunimin izraelit, të të drejtave të njeriut.

Në 14 tetor 1990, Izraeli shpalli hapur se, nuk do t’i bindej rezolutës 672 të Këshillit të Sigurimit, sepse ky i fundit nuk i kishte kushtuar vëmendje, sulmeve kundër adhuruesve çifutë në Murin Perëndimor. Gjithashtu Izraeli kundërshtoi, të pranonte një delegacionin të sekretarit të përgjithshem, i cili do hulumtonte rreth dhunës izraelite. Rezoluta vijuese 673, pati fare pak ndikim dhe si rrjedhojë, Izraeli vijoi në pengimin e hetimeve të Kombeve të Bashkuara.

Bilançot

Intifada u pranua, si një rast ku palestinezët, vepruan në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të pavarur, nga udhëheqja e tyre, ose nga ndihma e shtete fqinje arabe. Sërish intifada theu imazhin e krijuar, të një Jeruzalemi të bashkuar si një qytet izraelit. Megjithëse kishte një çensurë ndërkombëtare të paparë dhe përgjigjia izraelite ishte qortuar në kanalet e masmedias nëpër botë.

Suksesi i intifadës i dha Arafatit dhe ndjekësve të tij, besimin qe ata kishin nevojë për të moderuar programin e tyre politik: në Takimin e Këshillit Kombëtar të Palestinës në Algjeri, në mesin e nëntorit të 1988, Arafati fitoi shumicën e votave, për vendimin historik për të njohur ligjshmërinë e Izraelit, për të pranuar tërësinë e pajtueshmërive të Kombeve të Bashkuara, të cilat datonin që në 29 nëntorin 1947 dhe për të zbatuar, parimin e zgjidhjes se dy-shteteve.

Jordania ashpërsoi marrëdhëniet administratave dhe lidhjet financiare, me Bregun Perëndimor, në natyrën e fshirjes së mbështetjes popullore për OÇP-në. Dështimi i politikës së “Grushtit Të Hekurt”, përkeqësimi i imazhit ndërkombëtar të Izraelit, shkëputja e lidhjeve ligjore dhe administrative të Jordanisë, me Bregun Perëndimor dhe njohja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të OÇP-së, si përfaqesuese e popullit palestinez, e detyruan Jitzhak Rabinin që të kërkojë dhënien fund të dhunës, përmes negociatave dhe dialogut me OÇP-së.

Në sferën diplomatike, OÇP-ja kundërshtoi luftën e Gjirit Pers në Irak. Më pas OÇP-ja ishte e izoluar diplomatikisht me Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, të cilët i ndërprenë mbështetjen financiare dhe 300.000-400.000 palestinezë, u arratisën ose u dëbuan nga Kuvajti, përpara dhe pas luftës. Proçesi diplomatik çoi në Konferencën e Madridit dhe në Marrëveshjen e Oslos. Bilanço në sektorin e shërbimeve izraelite, duke përfshirë këtu edhe industrinë e rëndësishme të turizmit izraelit, ishte tejet negativ.

Burimi: http://iuvmpress.com/