40 Vite të Pushtimit Izraelit
Intifada e Parë ishte një rezistencë masive e paarmatosur me bazë civile kundër pushtimit izraelit. Kjo kryengritje ka përfshirë çdo qytet, fshat, rrethinë dhe kampe refugjatësh palestinezë. Mijëra njerëz të të gjitha moshave dhe shtresave të shoqërisë palestineze u përfshinë dhe luajtën rolin e tyre, qofshin ata burra, gra, fëmijë, të rritur, akademikë, tregtarë apo edhe puntorë.
Duke qënë se ishin në mungesë të armëve për t’i bërë ballë ushtrisë izraelite, njerëzit e OPT kanë zhvilluar metoda të tjera të rezistencës. Ata e kanë shmangur përdorimin e armëve (ndryshe nga Intifada e Dytë ata nuk kishin akses për armë) dhe kështu kanë adoptuar shumë forma të tjera të mosbindjes civile të këtilla si protesta, greva të përgjithshme, mospranimin e pagimit të taksave autoriteteve izraelite, bojkotimi i produkteve izraelite, graffitin politik, krijimin e shkollave nëpër lagje duke qënë se shkollat normale ishin mbylluar nga forcat ushtarake si një dënim kolektiv për përfshirjen në demostrata. Për më tepër, si pjesë e një strategjie jo të dhunshme të rezistencës, njerëzit në OPT filluan të ndiqnin ‘orën palestineze’ duke bërë ndërrimin e kohës dimrore dhe verore një javë përpara se të ndërronin izraelitët.
Pavarësisht se nuk ishin të armatosurë, Intifada e parë ka shënuar disa reagime të dhunshme kundrejt pushtuesve izraelitë, të këtilla si goditjet mme gurë, hedhja e ‘koktejeve molotov’(bomba amatore rë përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore), djegia e gomave në rrugë ngritja e barrierave që ndanin demostruesit nga forcat ushtarake izraelite.
Fillimi i paparashikuar i Intifadës së Parë në vitin 1987 ishte një ngjarje e papërllogaritur për të gjithë botën, po kështu edhe për udhheqësit palestineze, që asokohe i kishin shpërngulur qendrat e tyre në Tunizi. Edhe ata mbetën të mahnitur nga shpirti i njëshmërisë dhe nivelit të lartë organizativ, nga të cilat karakterizohet kjo Intifadë.
Që pej shpërthimit të Intifadës së Parë, fuqia u zhvendos nga duartë e grupimeve të armatosura jashtë vendit në duartë e udhëheqjes popullore të OPT-së. “Liderët vendas janë shumë në realistik sesa disa udhëheqës të dëbuar prej kohësh.” Fillimisht, veprimtaritë e Intifadës organizoheshin nga komunitetet popullore nën emrin e nohur si “Udhëheqja e Njësuat Kombëtare e Kryengritjes”.
UNLU ishte një koalicion i formësuar nga katër partitë PLO aktive në OPT: Fatah, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), Fronti Demokrat për Çlirimin e Palestinës (DFLP) si dhe Partia e Popullit Palestinez (PPP). Më pas, vetë PLO do të fillonte një bashkëpunim me udhëheqësit e kryengritjes për të marrë meritat si udhëheqës të Intifadës. Mmë pas, UNLU filloi të nxjerrte në rrugë fletushka që do të shfaqen në mënyrë misterioze në qytete nëpërmjet të cilave këshillone aktivistë si në teorinë dhe në strategji. Përmbajtja e këtyre fletëpalosjeve zakonisht miratohej paraprakisht me udhëheqjen e PLO-së që ishin vendsur në Tunizi. Komunikata e parë u publikua më 1 prill të vitit 1988; katër muaj pasi kishte filluar Intifada e Parë.
UNLU-ja mbështetej nga infrastruktura organizative e komuniteteve të përbëra nga populli i thjeshte, qëllimi i të cilëve ishtë “të krijonin një autoritet-paralel me atë të pushtuesve izraelitë duke bërë të mundur dobësimin e kapacitetit izraelit për të kontrolluar zonat e pushtuara.” Këto komunitete kishin bërë të mundur që të linin mënjanë interesat e tyre vetjakë dhe të punonin krah për krah me njëri-tjetrin për një të mirë më gjithëpërfshirëse. Këto komunitete njihen nën emrin “Komunitetet Popullore të Njësuara” dhe ndaheshin në nënkomunitete të tjera si ‘Komitetet e Njësuara të Lehtësimit; Komunitetet e Lehtësimit Mjeksor dhe Agrikulturor; Komunitetet fqinje dhe Forcat Goditëse’.
Pavarësisht se komunitete udhëhiqeshin nga komunitete që udhëhiqeshin nga katedra të një prej katër njësive të PLO-së shmangeshin tërsisht politikat partiake duke ndjekur mënyra shumë të ndryshme politike; ata i kishin bazuar të gjitha politikat e tyre tek krijimi i institucioneve dhe jo tek personalitetet që mbartnin.
Nga ana tjetër, Intifada e Parë ka dëshmuar gjithashtu edhe lindjen e një fraksioni të ri sociopolitik në shoqërinë palestineze; Lëvizjet Islamike, të cilat ishin të përqëndruara më së shumti në territoret e Rripit të Gazës dhe ishin të lidhur me myslimanët brethen të Egjiptit. Gjatë formësimit të Hamasit në vitin 1973 në Gaza nga Sheikh Ahmed Jassin, e cila fillimisht u krijua si një qendër islamike, autoritetet pushtuese izraelite e inkurajuan fuqizimin e islamikëve në vend në mënyrë që ata të mos i bashkëngjiteshin PLO-së dhe komuniteteve të krijuara. Madje në fillimet e viteve 1979, izraelitët financuan lëvizjen islamike derisa e kuptuan gabimin e tyre dhe më pas u munduan të ushtronin presion për tkurrjen e lëvizjes në vitin 1984.
Lëvizja Islamike e Rezistencës (HAMAS) sfidoi lëvizjen sekulariste nacionaliste dhe u mundua që të krijonte një alterativë islamike në vend të saj, kështu zhvilloi operacione të rezistencës në përputhje me ideologjinë e tyre gjeopolitike të rajonit. Ata publikuan komunikatën e tyre të parë më 14 dhjetor 1987, në të cilën thuhej që Palestina është një territor Vakëf e lënë në besim të myslimanëve deri në Ditën e Gjykimit dhe asnjë pjesë e saj nuk mund t’u kalohet hebrenjve apo çdo entiteti tjetër jomysliman. Për më tepër, në komunikatë thuhej se shpallet pavarësia e Palestinës nëpërmjet ‘Xhihadit të Shenjtë’.
Pjesëmarrja e Hamasit në Intifadën e Parë përkon disa kohë pasi patën filluar të merrnin pjesë lëvizjet e tjera palestineze. Në fillimet e saj roli i Hamasit ishte i kufizuar vetëm në shpërndarjen e fletëpalosjeve, përfshirë këtu edhe aktet ofenduese ndaj komunistëve të hartuara nga individë të pavarur dhe pa pëlqimin e udhëheqjes së tyre. Me vazhdimin e progresit të Intifadës së parë, roli që luante Hamasit as vinte dhe bëhej më konkret, veçanërisht nga muaji i dhjetë deri në muajin e katërmbëdhjetë.
Hamasi kishte për qëllim që të merrte në dorë udhëheqjen e Intifadës. Ata panë aty momentin më të përshtatshëm për të nxjerrë nga loja OPT-në. Vetë Hamasi nuk besonte në fuqinë e mosbindjes civile; ata i qëndronin mendimit se operacionet e armatosura në terren ishin e vetmja mënyrë për të luftuar kundër forcave izraelite dhe për arritur Shtetin e Pavarur Palestinez dhe për të fituar të drejtat e palestinezëve.
Objektiva më e rëndësishme e Intifadës së Parë ishte që t’i jepej fund pushtimit izraelit dhe arritjes së pavarësisë së Palestinës, megjithatë çmimi që duhej paguar për të bërë fushatën e nevojshme për t’i arritur këto qëllime ishte shumë i rëndë. Përveç kushteve të tmerrshme socio-ekonomike që e shoqëruan gjatë gjithë kohës Intifadën, të këtilla si një rritje shumë e madhe e papunësisë dhe rënia e Produktit Kombëtar Bruto dhe në të ardhurat për frymë, palestinezët kanë vuajtur të gjitha llojet e sulmeve brutale të kryera nga autoritetet pushtuese izraelite, të cilët kanë shkelur vazhdimisht të drejtat e njeriut në përpjekjen e tyre për të shtypur zërin e popullit.
“Çdo njeri gëzon të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë personale.” (Neni 3 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
“Askush nuk duhet të jetë objekt i torturës apo i trajtimit apo dënimit të dhunshëm, jonjerëzor dhe degradues” (Neni 5 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
“Personat e mbrojtur kanë të drejtë, që në të gjitha rrethanat, të trajtohen me respekt kundrejt personit të tyre, nderit e tyre, të drejtave të tyre familjare, bindjeve dhe praktikave të tyre fetare të traditave dhe zakoneve të tyre. Në çdo kohë ata duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore, dhe të jenë të mbrojtur sidomos nga të gjitha aktet e dhunës apo kërcënimeve kundrejt tyre dhe kundër fyerjeve dhe kuriozitet publik.” (Neni 27 i Konventës së Katërt të Gjenevës)
Pavarësisht këtyre dispozitave mbrojtëse, gjatë shtatë viteve të Intifadës së Parë rreth 1362 palestinezë janë vrarë. Ata os janë vrarë me armë zjarri, ose janë helmuar me gaz ose janë rrahur për vdekje. Autoritetet kompetente izraelite kanë përdorur metoda të ndryshme dhe aarmë të shumta për të shuar Intifadën; ndër teknikat më të shpeshta që kanë përdorur, veçanërisht gjatë shpërndarjes së demostruesve, kanë qënë gazilotsjellës dhe armët e zjarrit.
Statistikat na informojnë se shumica e palestinezëve të vrarë me armë zjarri janë qëlluar në pjesët e sipërme të trupit, më së shumti në kokë, zemër dhe kraharor. Këto të dhëna bien ndesh me ato që pretendojnë autoritetet izraelite, se atyre u është dashur të qëllojnë vetëm në rastet e vetëmbrojtjes. Përkundrazi, provat tregojnë se këto të shtëna kundrejt demostruesve kanë qënë të drejtpërdrejta për t’i vrarë ata, ose më e pakta të drejta për të shkaktuar dëme shumë serioze.
Shoqëria e Kryqit të Kuq ka arritur të zbulojë katër lloje plumbash të ndryshëm nga trupat e pajetë të palestiezëve të shtëna nga armët e ushtrisë izraelite; cilidri i zi, apo siç njihet ndryshe plumb me çelik të mbështjellë (ose metal tjetër), top i zi, apo siç njihet ndryshe plumb i mbështjellë me shtrsa të trasha plastike; të vverdhë, ose topa të ngurtë gome si dhe topa çeliku të pambështjellë. Pëlumbat e llojit të fundit janë më të mëdha se plumbat që përdoren nga ushtarët mbi njerëzit për të mos shkaktuar vdekjen, ato kanë një efekt më të gjtë në sipërfaqe, dëmtojnë më shumë muskuj dhe organe dhe shkaktojnë në fakt shumë fraktuara.
Thithja e ajerit me përmbajtje gazi ka qënë shkaku i dytë më i rëndësishëm i sjelljes së vdekjeve gjatë Intifadës, vdekjen e shumë njerëzve, veçanërisht të fëmijëve, të cilët kanë vdekur si pasojë e asfiksimit nga gazi lotsjellës. “Një raport nga Fizikantët për të Drejtat e Njeriut me tej kanë bërë me dije se ekspozimi ndaj gazit CS (me “agjent irritues” një lloj i gazit lotsjellës që është lloji i vetëm që dihet të jetë përdorur gjatë Intifadës së parë) mund të rezultojë në dështime të zemrës, dëmtim të mëlçisë dhe shkaktimin e sëmundjeve të tjera afatgjata kronike, duke përfshirë edhe sëmundjet kancerogjene si dhe ndikimi në fertilitet.”
Ushtarët izraelitë shpeshherë kanë përdorur këtë lloj gazi lotsjellës me vëllim të lartë në ambjente të mbylluara. Bombat me gaz hidheshin në kisha, xhami, kopshte e shkolla dhe në qendrat mjeksore. Ky gaz është përdorur kundër të moshuarve, fëmijëve dhe grave, kategori që përbëjnë numrin më të lartë të vikimave që kanë gjetur vdekjen si pasojë e përdorimit të këtij gazsjellësi.
Një shkakësi e tretë e vdekjeve të palestinezëve ka qënë edhe rrahja brutale e tyre nga ushtarët izraelitë nëpër rrugët e demostrimeve, në qendrat ku mbaheshin të mbyllur dhe gjtë kohës që merreshin në pyetje. Ushtarët izraelitë mund të rrihnin një të moshuar 70 vjeçar dhe një fëmijë 11 vjeçar, dhe nuk bënin asnjë dallim midis një gruaje dhe një burri. Shumë gra shtatzëna janë rrahur brutalisht dhe si pasojë knë dështuar fëmijët e tyre. Konstatimet e bëra na trgojnë se deri më 9 tetor 1988 rreth 1.700 gra kanë kryer aborte të menjëhershme për shkak të rrahjeve brutale dhe asfiksimit me gaz lotsjellës.
Nuk u desh shumë kohë që autoritetet izraelitë të kuptonin se nëse do të rritej numri i vdekjeve edhe më shumë, atëherë qëndrimi dhe reputacioni i tyre në sytë e të gjithë botës do të vihej në rrezik. Për këtë arsye, ata zgjodhën që të ndiqnin metoda të tjera përveç vrasjes së njerëzve për të gjunjëzuar popullin palestinez dhe në të nëjtën kohë të mos krijonin një antipati kundrejt tyre në gjithë botë.
Yitzhak Rabin, në atë kohë Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e koalicionit Likud-Partia e Punës, dha urdhër për zbatimin e politikës së “thyerjes së kockave”. Komandantët e ushtrisë i udhëzuan trupat e tyre ushtarake që t’u thyenin kockat demonstruesve, siç edhe është shprehur vetë Rabin në gazetën The Post Jerusalem më janar të vitit 1988: “Kjo metodë [e thyerjes së kockave të demonstruesve] është shumë më efikase sesa arrestimit, duke qënë se një person i arrestuar do të kalojnte 18 ditë në një burg, për shembull në burgun Far'a, dhe më pas do të kthehej përsëri në rrugë duke hedhur gurë dhe duke protestuar; ndërsa nga ana tjetër, nëse ushtarët i thyejnë të dyja duart demostruesit, atëherë ai nuk do të jetë më në gjendje për të shkuar në rrugë të paktën për një muaj, apo për një muaj e gjysëm.
Palestinezët që jetonin në territoret brenda Izraelit, (arabët e Izraelit, palestinezët e1948-ës) kanë qënë gjithashtu subjekte të dhunës nga duartë e autoriteteve izraelite ndërkohë që merrnin pjesë në mbështetje të Intifadës. Shumë prej tyre u vranë nga ushtarët izraelitë, ndërsa shumë të tjerë janë vrarë nga vetë civilët hebrenjë izraelit.
Përpos këtyre vdekjeve, ka pasur edhe izraelitë që kanë gjetur vdekjen në Intifadën e Parë, ndër të cilët ka pasur edhe ushtarakë edhe civilë. Është e rëndësishme të vënë në dukje se shumë civilitë të armatosur izraelitë [të ardhurit] merrni pjesë shpesh në operacionet e forcve ushtarake në qytetet palestineze, gjatë të cilave ata nuk ndaloheshin nga ushtarët izraelitë dhe lejoheshin të qëllonin me armë mbi palestinezët, përkundrazi ato mbronin njëri-tjetrin.
Gjatë vitit 1994, rezistenca filloi të përdorte mënyra të tjera të demostrimit. Pas masakrës së Herbonit më 24 shkurt 1994 kur hebrenjtë e lindur në ShBA si Baruch Goldstein, një aktivist dhe doktor nga Kiryat Arba (një vendbanim izraelit pranë Hebronit) filluan të drejtonin të shtëna mbi vendet e adhurimit të myslimanëve, Al Haram Al Ibrahim (varre patriarkale) duke vrarë 29 palestinezë dhe duke shkaktuar 100 të plagosur rëndë, një pjesë e të cilëve gjetën më vonë vdekjen. Në të njëjtën ditë, gjatë përplasjeve me trupat ushtarake izraelite në Hebron u vranë 11 palestinezë dhe në pjesë të tjera të Bregut Perëndimor.
Në vitin 1994, numri i civilëve izraelitë që kanë mbetur të vrarë nga palestinezët shënoi shifrën më të lartë se në të gjitha vitet që zgjati Intifada. Kjo mund të shpjegohet me faktin se në vitin 1994 filluan edhe sulmet vetëvrasëse në Izrael. Sulmi i parë vetëvrasës është kryer nga Hamasi më 6 prill të vitit 1994 si kundërpërgjigje për masakrën e Hebronit. Një makinë bombë shpërtheu në një stacion autobusi në Afula duke vrarë 8 izraelitë dhe plagosur 44 të tjerë. Në të njëjtën ditë, një aktivist i Hamasit vrau dy izraelitë dhe la të plagosur 4 të tjerë në një stacion autobusi pranë Ashdod.
Edhe më shumë sulme të vetëvrasëse ndoqën këto të parat dhe kryesisht janë organizaur dhe kryer nga Hamasi dhe lëvizjet e tjera të Xhihadit Islamik, të cilët insistonin në parimin e rezistencës së armatosur. Këto incidente sollën si rezultat krijimin e një mjedisi sulmesh kokë për kokë, në të cilën ushtrohej parimi i një sy për një sy dhe një fëmijë për një fëmijë.
Politika Izraelite e Deportimit
Në periudhën që nga fillimi i Intifadës dhe deri në fund të vitit 1992, Izraeli ka deportuar 489 banorë palestinezë të OPT si një dënim kundrejt tyre. Dëbimi i këtyre njerëzve është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, i cili ndalon dëbimin e personave të mbrojturë nga çdo territor i pushtuar.
“Askush nuk duhet të jetë subjekt i arrestimit dhe ndalimit arbitrar si dhe dëbimit.” (Neni 9 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
“Çdokush ka të drejtën të largohet nga vendi, qoftë ky edhe vendi i tij, si dhe të rikthehet në këtë ven. (Neni 13, paragrafi 2 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)”
“Dëbimet individuale apo në masë të detyruara, si dhe deportimi i njerëzve të mbrojtur që gjenden në erritoret e pushtuara nga Fuqia Pushtuese apo ndonjë shtet tjetër, i pushtuar ose jo është i ndaluar, pavarësisht motivit të këtyre deportimeve”. (Neni 49 i Konventës së Katërt të Gjenevës)
415 personave u depërtuan gjatë vitit 1992. Ky deportim masiv ka ndodhur në dhjetor të vitit 1992, pasi gjashtë ushtarë izraelitë u vranë nga palestinezë të OPT-së gjatë dy javëve të para të dhjetorit të po atij viti. Një dër ata që u vranë ishte një polic izraelit i kufirit, të cilin aktivistët e Hamasit e kishin marrë peng më 13 dhjetor të vitit 1992 duke kërkuar në këmbim lirimin e Sheikh Ahmed Jassinit. Izraeli nuk e respektoi afatin kohorë që i ishte caktuar dhe vetëm një ditë më pas ndërmorri një fushatë arrestimesh, gjatë së cilës u arrestuan 1.600 palestinezë të dyshuar si aktivistë islamikë.
Më 14 dhjetor 1992, polici izraelit u gjend i vdekur dhe Kryemynistri Rabin shpalli se Izraeli do të vazhdonte të ndiqte masat e nevojshme kundër antarëve të Hamasit dhe kështu vazhduan më tej me operacionet e arrestimeve duke urdhëruar edhe deportimin për më shumë se dy vite, të vendosur nga qeveri izraelite.
Më 17 dhjetor të vitit 1992, Izraeli ka depërtuar 415 aktivistë mysmimanë; 251 nga West Bank dhe 164 nga Rripi i Gazës në kufinjtë me jugun e Libanit.
Deportimi filloi një mbrëmje më parë; “vendimi për dëbimin masiv është bërë me ngut, nën presionin e kohës dhe detyrimit për të marrë masa, dhe u mbështet në kritere të paqarta dhe gjithëpërfshirëse. [Ideja ishte që vendimi i asaj nate për t’i dërguar të dëbuarit në territorin libanez po atë natë, para se çështja të mund të sillej para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë mëngjesin e ardhshëm]. Urdhërat për dëbimin në masë nuk parashtronte asnjë arsye për dëbimin rast pas rasti duke u bazuar në fakte, dhe u nënshkrua në errësirën e asaj nate, edhe pse deportimi de facto kishte filluar tashmë. Autoritetet nuk kanë paraqitur provë kundër ndonjërit nga të dëbuarit që të mund ta lidhinin atë me ndonjë vepër penale, dhe nuk ka dhënë asnjë të dëbuari të drejtë që të mbronte veten.”
Autoritetet izraelite nuk kanë lejur që të bëhet i hapur për publikun asnjë vendim për deportimin dhe ekzekutimin e tij. Të dëbuarit ishin hipur në autobuze dhe ishin drejtuar për në veri në Jug të Libanit me sytë e mbyllur dhe të prangosur. Shumica e të depërtuarve u morrën direkt nga ambjentet e burgjeve ku mbaheshin të burgosur që prej periudhës së dallgës së arrestimeve në masë; pjesa tjetër u morrën nga shtëpitë e tyre. Qeveria libaneze nga ana tjetër nuk ka pranuar që t’’i hapë kufinjtë për t’i pranuar këta të dëbuar, kështu që të dëbuarit kanë mbetur në një zonë asnjanëse të asnjërit nga shtetet në kufirin ndarës mes Libanit dhe Izraelit.
Politika Izraelite e Dënimit Kolektiv
“Asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër penale të cilën ai ose ajo nuk e ka kryer personalisht. Dënimet kolektive, apo masa të tjera të ngjasshme që përdoren me qëllim frikësii apo terrorizmi janë të ndaluara.” Pavarësisht kësaj, instrumenti më i përdorur nga autoritetet izraelite për të ushtruar presion ka qënë dhe vazhdon të jetë arrestimi kolektiv. Kjo është në politikë që ka marrë forma të ndryshme:
1. Arrestimet arbitrare, ndalimet dhe tortura
“Askush nuk duhet të jetë subjekt i arrestimit dhe ndalimit arbitrar si dhe dëbimit.” (Neni 9 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
Statistikat tregojnë se në periudhën kohore mes viteve 1987-1994 më shumë e 175.000 palestinezë janë arrestuar nga autoritetet izraelite dhe janë ndaluar për një periudhë kohore nga një javë deri në dënime për jetë dhe më shumë 23.000 palestinezë janë marrë në pyetje nga Shërbimet e Sigurisë së Përgjithshme Izraeite [GSS]. Kryeministri i asaj kohe në Izrael, Yitzhak Rabin ka deklaruar se rreth 8.000 janë elektrizuar gjatë marrjes në pyetje deri në mesin e vitit 1995.
“Nuk duhet të ushtrohet asnjë lloj dhune fizike apo morale kundrejt personave të mbrojturë me qëllim që prej tyre të merret informacion për një palë të tretë.”
Hetuesit e GSS-së kanë përdorur metoda të marrjes në pyetje që përbëjnë torturë sipas kritereve të ë drejtës ndërkombëtare. Në vitin 1997, “Komiteti Kundër Torturës” i OKB-së ka vendosur se metodat e marrjes në pyetje të përdorura nga GSS-ja përbëjnë torturë brenda kuptimit që i është dhënë në “Konventën Kundër Torturës”, të cilën Izraeli e ka ratifikuar dhe është pjesë e saj. Megjithatë, nga ana tjetër Izraeli argumentoi se masat që kanë përdorur agjentët e tij nuk përbëjnë torturë.
Gjykata e Lartë Izraelite e Drejtësisë vazhdimisht miraton qëndrimin e Izraelit, shpesh herë duke e lejuar GSS-në të përdorë metoda të këtilla të marrjes në pyetje që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje. Dhjetë palestinezë kanë vdekur gjatë marrjes në pyetje, si një rezultat i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i marrjes në pyetje; vdekja e fundit e tillë ka ndodhur në prill të vitit 1995. Pavarësisht kësaj, Izraeli nuk marrë përsipër që të ndryshojë metodat e marrjes në pyetje, edhe pasi kanë pranuar të nënshkruajnë Marrëveshjen e Oslos.
Ndërsa përsa i përket paraburgim administrativ, ekzekutohet vetëm në bazë të një urdhër administrativ, dhe i ndaluari as nuk akuzohet as nuk fillohet një procedim penal ndaj ti. Kjo është një politikë që drejtpërsëdrejti bie ndesh me nenin 6 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, i cili thotë se “Kushdo ka të drejtë të përfaqësohet para ligjit, pavarësisht personalitetit të tij juridik.”
“Komandanti ushtarak mund të ndalojë administrativisht një individ për një periudhë deri në gjashtë muaj dhe mund ta zgjasë paraburgimin e tij pafundësisht për periudha shtesë gjashtë muajore.” Sipas B'Tselem (Qendrës Informative të Izraelit për të Drejtat e Njeriut në OPT), që nga fillimi i Intifadës deri në fund të nëntorit 1997, komandantët ushtarakë izraelitë kanë lëshuar më shumë se 18.000 urdhra të paraburgimit administrative kundër banorëve të OPT-së.
Për më tepër, të gjithë ambjentet e paraburgimit dhe burgjeve janë të vendosura aktualisht brenda territorit të Izraelit, fuqisë pushtuese; një fakt tetër që përsëri shkel ligjin ndërkombëtar. “Personat e mbrojturë të akuzuar për vepra penale, duhet të mbahen të ndaluar në vendin e pushtuar, dhe në qoftë se i dënuar duhet të vuajnë dënim me burg duhet ta vuajë brenda këtij territori. Nëse është e mundur ata duhet të mbahen të ndarë nga pjesa tjetër e të paraburgosurve dhe duhet të gëzojnë kushtet e ushqimit dhe higjienës të cilat do të jenë të mjaftueshme për t'i mbajtur ata në shëndet të mirë, dhe duhet të jenë të paktën të barabarta me kushtet e burgjeve të tjera në vendin e pushtuar.”
Duke u pikënisur nga kjo gjë është e qartë se Izraeli nuk i përmbahet rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Për më tepër; “kushtet në burgje dhe qendrat e ndalimit janë të ashpëra. Shumë të burgosur dhe të paraburgosur mbahen të mbyllur në ambjete të mbipopulluara me njerëz, qeli johigjenike, dhe nuk janë të pajisur me trajtimin e përshtatshëm mjekësor. Gjatë dekadës së fundit, njëzet e katër palestinezë në paraburgim kanë mbetur të vdekur në rrethana për të cilat forcat e sigurisë izraelite janë direkt përgjegjëse. Në mesin e tyre, dhjetë vdiqën gjatë marrjes në pyetje, si një rezultat i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i marrjes në pyetje; gjashtë u vranë me armë zjarri nga forcat e sigurisë; pesë kanë vdekur si pasojë e kushteve të këqija të burgjeve; dhe tre vdiqën nga rrahjet e ashpëra pasi u arrestuan, para se ata të çoheshin në një nga strukturat e burgut.”
2. Shkatërrimi i Shtëpive dhe Etiketimi i Shtëpive
Çdo shkatërrimi i bërë nga Fuqia Pushtuese e pasurisë së patundshme ose personale që i përket në mënyrë individuale ose kolektive disa personave privatë, apo shtetit, apo autoriteteve të tjera publike, apo të organizatave në mënyrë shoqërore ose të bashkëpunimit është i ndaluar, se kur një shkatërrim i tillë është absolutisht i nevojshëm nga operacionet ushtarake.
3. Ndalimi i Qarkullimit dhe Kufizimi i Lëvizjes
Çdokush ka të drejtën e lirisë të mbledhjes dhe grumbullimit paqësor.”
Çdokush ka të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe vendsjes brenda kufinjve të çdo shteti.”
(Neni 13, paragrafi 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
Gjatë Intifadës së parë, për periudha të gjata, mbi qytetet dhe fshatrat palestineze janë zbatuar politika të goditjes 24-orëshe me qëllim vrasjen, duke mohuar kështu qarkullimin dhe detyruar burgosjen e njerëzve në shtëpitë e tyre duke i dhënë fund pjesëmarrjes së tyre masive në rrugë, me të cilën që kishi karakterizohet vetë Intifada. Gjatë dy viteve të para të Intifadës, në qytetet palestineze u ushtrua shtetrrethimi për plot 2,237 ditët, pa llogaritur edhe natën. 118 nga 1600 urdhrat e ndalimit të qarkullimit në rrugë gjatë viteve 1988 dhe 1989 zgjasnin më shumë se 5 ditë. Ndalimi i qarkullimit zbatohej edhe gjatë pushimeve dhe festave, duke lënë të gjithë popullsinë palestineze nën arrest në shtëpi.
Ata që e thyenin urdhrin e ndalimit të qarkullimit, për çfarëdolloj arsye goditeshin menjëherë për vdekje sipas instruksioneve të dhëna nga ushtria. Si rezultat i kësaj mase statusi ekonomik i këtyre qyteteve u bë shumë delikat; “Kur një Palë në konflikt aplikon mbi personat e mbrojtur metoda e mbrojtura peroni të kontrollit të cilat rezultojnë në krijimin e një gjendjeje kur personi nuk mund të kujdeset më për veten e tij, dhe veçanërisht në qoftë se një person i tillë është i ndaluar për arsye sigurie nga gjetja epunësimin në kushte të arsyeshme dhe të pagueshme, pala duhet të sigurojë mbështetjen ndaj tij dhe të personave që varen prej tij.” (Neni 39 i Konventës së Katërt të Gjenevës)
Për më tepër, urdhër ndalime të këtilla të qarkullimit kanë nxitur edhe më shumë përhapjen e problemeve shëndetësore, veçanërisht në rradhët e grupeve vunerable të këtillë si fëmijët, të moshuarit e sëmurë dhe pa mbështetje, duke qënë se ata nuk mund të çoheshin në qendrat shëndetësore dhe nuk kishin akses tek barnat.
“Fuqia Pushtuese ka për detyrë të sigurojë furnizime ushqimore dhe mjekësore të popullatës së pushtur, në masën më të plotë të mundshme duke prdorur të gjitha mjetet në dispozicionin e saj; ajo duhet, në mënyrë të veçantë, të sjellë produktet ushqimore të nevojshme, dyqane mjekësore dhe artikuj të tjerë, nëse burimet nëe territoret e pushtuara janë të pamjaftueshme.”
Kufizimet izraelite nuk ishin të kufizuara vetëm në ndalimin e qarkullimi dhe pikave të kontrollit, mbylljes së rrugëve të qytetit që kanë formuar një pjesë të politikës izraelite që nga viti 1967. Urdhri numër 3 i ushtrisë izraelite, paragrafi 86 lejon komandantin ushtarak të mbyllë rrugët dhe kufizojë lëvizjen në këto rrugë për çdo arsye të caktuar . Rrugët bllokoheshin me fuçi çimentos me porta hekuri dhe tela me gjemba, ose me ngritje të tokës ose me rënë. Disa nga këto rrugë ishin mbyllur përgjithmonë, dhe nuk u rihap deri në formimin e Autoritetit Kombëtar Palestinez.
Për më tepër, në vendosjen e kufizime të mëtejshme mbi lëvizjen, autoriteti izraelite kanë vendosur rregulla detyruaese që çdo person nga mosha 16 vjeçare dhe lart të mbajë me vete një kartë identiteti si një dokument që vërteton vendqëndrimin e tij për të lejuar lëvizjen e tyre në të gjithë vendin. Kartat me shenjat e veçanta u jepeshin atyre që ishin arrestuar më parë politikisht në burgjet izraelite para Intifadës; Megjithatë, pas Intifadës, të paraburgosurit dhe të burgosurit politikë u pajisën me “Green Cards” një kartë që i diskriminonte ata në mesin e njerëzve, dhe i ndihmonte ushtarët për të identifikuar dhe për të vënë në lojë mbajtësit e këtyre kartave. Që nga fillimi i Intifadës deri në nëntor të vitit 1990, 7600 palestinezë u pajisën me këto karta.
4. Kufizimi i të Drejtës së Arsimit dhe Lirisë së Mendimit
“Çdokush gëzon lirinë e mendimit dhe të shprehjes së tij; kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur opinione pa ndërhyrjen e askujt dhe lirinë për të kërkuar, marrë dhe përftuar informacion ide nëpërmjet medias dhe pavarësisht pozicionimit të tij” (Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
“Çdokush gëzon të drejtën për t’u arsimuar” (Neni 26, paragrafi 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut)
Gjatë Intifadës së Parë, forcat izraelite mbyllën shumë qendra të shërbimeve sociale, sindikata të punëtorëve, zyra të shtypit dhe publikimit, si dhe institucionet arsimore. Pothuajse çdo shkollë në OPT ishte bërë subjek i herëpashershëm i urdhrave sistematikë të mbylljes për periudha të ndryshme kohore. Më 2 shkurt të vitit 1988, radio izraelite shpalli se ushtria izraelite ka urdhëruar të gjitha 1.194 shkollat në West Bank që të mbyllen deri në një urdhër të dytë.
Gjatë dy viteve të para të Intifadës, shkollat në West Bank nuk janë lejuar që të zhvillojnë aktivitetin e tyre për 11 muaj. Në këtë mënyrë, rreth 35% të popullsisë palestineze i ishte mohuar e drejta e tyre për akses të lirë në arsim.
Përsa u përket universiteteve, vetëm disa ditë pas fillimit të Intifadës së Parë, Izraeli mbylli disa institucione të edukimit të lartë, kolegje dhe universitete. Në vitin 1988, 6 universitetet palestineze, 13 kolegjet, 4 shkollat profesionale shtetrore morrën një urdhër për t’u mbyllur dhe herë pas here në mënyrë sistematike mbylleshin për periudha të papërcaktuara. Më pak se një vit më vonë u mbyllën gjithashtu edhe kopshtet.
Duke qënë se dyertë e mësimdhënjes ishin mbylur, njerëzit vazhduan mësimdhënien në ambjente të fshehta, në shtëpi, zyra, qendra komunitare, xhami dhe kisha. Këto klasa mësimdhënieje shpeshherë bastiseshin nga ushtria izraelite dhe çdo mësue dhe nxënës që gjendej në klasë në ato momente arrestohej. Madje studentët arrestoheshin edhe nëse shiheshin duke u endur me libra në duar duke qënë se njihej si një provë që vërtetonte pjesëmarrjen e tyre në një aktivitet të jashtëligjshëm.
Më 19 prill të vitit 1989, gazeta izraelite, The Jerusalem Post ka raportuar se policia izraelite “ka arritur të zbulojë një rrjet të mësimdhënies së jashtëligjshme të mbajtur nga universitetet e West Bank në ambjentet e shkollës privatë të gjimnazit në Jeruzalemin Lindor.” Disa ditë më vonë, më 24 prill të vitit 1989, ushtria izraelite hyri në ndërtesën YMCA në Ramallah, e cila kishte mirëpritur zyrat e departamenteve të Universitetit Birzeit që pas mbylljes së kampusit.
Administratës së universitetit iu dërgua një paralajmërim: “Në asnjë lloj kushti nuk iu lejohet të zhvilloni mësim nëpër shtëpi, apo ambjente të tjera. Nëse gjejmë ndokënd duke dhënë mësim, apo sdtudentë që lëvizin me libra në duar do të ndërmarrim hapat e nevojshëm kundër tyre.” Thënë ndryshe, autoritetet izraelite e kriminlizuan vetë procesin e arsimimit.
Burimi: http://iuvmpress.com/