Palestine

Deklarata e Samitit të Gjashtë Në Mbështetje të Intifadës

Një konferencë shtypi, mbi deklaratën e gjashtë, të samitit ndërkombëtar “Përtej Intifadës”, do të mbahet në Teheran, në mbështetje të intifadës palestineze këtë të shtunë.

Agjensia e Lajmeve Mihr, bëri të ditur se, zëdhënësi zyrtar i samitit të gjashtë, në mbështetje të intifadës palestineze, Kadhim Xhelali do të mbajë një konferencë shtypi, në të cilën do të shpalosë shpjegimet mbi pikësynimet, programet dhe pjesëmarrësit.

Këtu vlen për t’u përmendur fakti, se samiti do të zhvillohet në Teheran më 20 shkurt. Në këtë samit do të marrin pjesë, partitë palestineze dhe një numër shtetesh, të cilat mbështesin popullin palestinez.

Në intifadën e parë në vitin 1987, ranë 1.162 dëshmorë, nga të cilët 241 ishin fëmijë, u plagosën 90.000, u arrestuan 60.000, u shkatërruan 1.228 shtëpi dhe u shkatërruan 140.000 pemë në trojet palestineze.

Burimi: http://iuvmpress.com/