Ekspozita paraqet 14 shekujt e Arteve të Iranit në Epokën Islame
Një ekspozitë e titulluar "14 Shekujt e Artit të Iranit dhe qytetërimit në Epokën Iislame" është hapur në qytetin e shenjtë të Mashhadit, në verilindje të Iranit.
Ekspozita është hapur me një ceremoni të martën, ku morën pjesë një numër i zyrtarëve iranianë dhe të huaj, duke përfshirë Shahindokht Moulaverdi, zëvendës-president i Iranit për gratë dhe çështjet e familjes, Ali Riza Rashidian, guvernator i Provincës Khurasan Razavi, dhe Ezzeddin Mihoubi.
Sipas Muhammad Hassan Talebian, përfaqësues i Trashëgimisë Kulturore të Iranit, Zejtarisë dhe Organizata e Turizmit, ekspozita paraqet zhvillimin e arteve islame në Iran në fusha të tilla si dekorime, qeramika, qelq dhe pikturë.

Ekspozita është hapur në qytetin Mashhad të Iranit, qytet i cili zyrtarisht është emëruar Kryeqytet u Kulturës Islame për vitin 2017.
Ai vuri në dukje se 178 veprat e artit, duke përfshirë kopje të rralla të Kur'anit, dorëshkrime të vjetra, qilima, dhe monedha që datojnë nga dy deri në shtatë shekuj më parë janë paraqitur në ekspozitë.
Ai shtoi se ekspozita tregon ndikimin e thellë të Islamit dhe të ajeteve të Kur’anit në artin dhe civilizimin e Iranit.
Muzeu Khurasan në Mashhad, i cili është një nga muzetë më të mëdha të Iranit, organizator -mik-pritës i ekspozitës.
Gjatë ceremonisë, ministri algjerian, i cili ka udhëtuar për në Republikën Islamike për të hapur Javën e Kulturës të Algjerisë, dhuroi një libër mbi Tlemcen-in, për qeveritarët e Provincës Khurasan Razavi.
Tlemcen-i është një qytet në veri-perëndimortë Algjerisë që u emërua Kryeqyteti i Kulturës Islame në vitin 2011.
Burimi: IQNA News