Iraku

Irak: 50.000 irakianë kthehen në shtëpitë e tyre në Mosulin lindor

Pothuajse 50.000 persona të zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre në Mosulin lindor  dhe rrethin jugor  të qytetit Kajjarh,  të cilat janë çliruar  kohët e fundit nga ushtria e Irakut prej grupit terrorist Daesh, sipas Ministrisë të Zhvendosjes dhe Ministrisë të Migracionit.

"Ministria është duke u përpjekur për të bindur njerëzit e zhvendosur të largohen nga kampet dhe të kthehet në zonat e çliruara në mënyrë që kampet mund të përdoren për të akomoduar të zhvendosurit që priten në operacionet e ardhshme për të rimarrë Mosulin perëndimor", ka thënë zëdhënësi i ministrisë Sattar Nevrua për Agjencinë Anadolu Agency.

"Përpjekjet për të siguruar të zhvendosurit me ndihmën e nevojshme humanitare mbetet e vazhdueshme," shtoi ai.

Që nga fillimi i operacioneve të ushtrisë për të rimarrë Mosulin, më shumë se 187,000 njerëz janë zhvendosur nga rrethet lindore të qytetit.

Javën e kaluar, ushtria e Irakut njoftoi "çlirimin e përgjithshëm" të Mosulit lindor - pas tre muajve të luftimeve - nga kthetrat e terroristëve të Daesh-it.

Tetorin e kaluar, ushtria e Irakut – e mbështetur nga një koalicion i udhëhequr nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndihmën nga ajri  dhe aleatët lokalë në terren – filluan një fushatë të gjerë për të rimarrë Mosulin, që Daesh-i e kishte pushtuar në mes të vitit 2014.

Në foto populli i Irakut, të cilët i lanë shtëpitë e tyre në Mosul për shkak të përleshjeve midis forcave irakiane dhe organizatës terroriste Daesh, duke u kthyer në shtëpitë e tyre, pasi qyteti është çliruar nga trupat irakiane prej  terroristëve të Daesh-it në Mosul, Irak më 30 janar, 2017.