Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni thërrasin ambasadorët nga Katari
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA ) dhe Bahrejni thanë të mërkurën se ata kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Katari në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Katarit në punët e brendshme të tyre, njoftuan në një deklaratë të përbashkët.
Të tri shtetet e Gjirit Arab e morën vendimin
të marten, pas takimit të fundit të ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve të
Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit në Riad.
Vendet e Këshillit për Bashkëpunim
të Gjirit kanë ushtruar përpjekje masive për të kontaktuar me Katarin në të
gjitha nivelet për të rënë dakord për një politikë të unifikuar që të sigurojnë
mos -ndërhyrje, direkt ose indirekt, në punët e brendshme të çdo shteti anëtar,
thoshte deklarata.
Shtetet kanë kërkuar edhe Katari që mos të mbështesin ndonjë parti që
synon të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin e ndonjë anëtari të Këshillit për
Bashkëpunim të Gjirit, duke iu
referuar pranisë së lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Katar, e cila është e
ndaluar në shumicën e shteteve të Gjirit.
Deklarata theksoi se pavarësisht angazhimit të emirit të Katarit Shejh Amim bin Hamad al- Thani ndaj këtyre parimeve, gjatë një mini- samiti të mbajtur në Riad në muajin nëntor, 2013, me emirin e Kuvajtit dhe monarkun Saudit, vendi i tij ka dështuar të pajtohet.
Ky veprim mendohet të jetë i pashembullt në historinë e tri- dekadave të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, një aleancë pro – perëndimore që përbëhet nga Arabia Saudite, Bahrejni, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani.