Tatarët krimez kërkojnë mbrojtje nga Turqia
Konflikti në mes Ukrainës dhe Rusisë për shkak të Krimesë po tensionohet dita më ditë. Njëkohësisht po rritet shqetësimi nga mundësia e shkëputjes së këtij gadishulli nga Ukraina. Posaçërisht shqetësimi është i shprehur tek rreth 300.000 tatar krimez. Bëhet fjalë për pasardhësit e njerëzve të cilët kanë jetuar në kohën e Perandorisë Osmane(rreth 300 vite), nga të cilët kanë marrë gjuhën turke dhe fenë islame si fenë e tyre. Për këtë shkak njihen të përafërt me turq, shkruan në dokumentet e Ministrisë së punëve të jashtme turke. Tatarët përbëjnë 13% të popullsisë në Krime. Ankaraja ndihej e përafërt nga aspekti etnik dhe kulturor, dhe se i quan edhe turq të Krimesë, si dhe kërkon që konflikti të zgjidhej në mënyrë paqësore.
Në Ukrainë jetojnë 46 milion banorë, nga të cilët myslimanët përbëjnë rreth 4-5%, apo rreth 2 milion mysliman. Javën e kaluar ministri turk i punëve të jashtme Ahmet Davutoglu është takuar me 50 përfaqësues të shoqatës turko-tatare në Ankara, me ç’rast ka theksuar se Turqia gjithherë do të jetë në anën e tatarëve krimez.”Kudo që gjenden vëllezërit dhe motrat tona, ne do të jemi të parët që do të ndihmojmë”. Para kësaj Davutogllu ka qëndruar shkurt edhe në Kiev me ç’rast është takuar me anëtarët e qeverisë së re. Ai ka theksuar se integriteti territorial i Ukrainës duhet të mbetet. Ministri i punëve të jashtme të Turqisë Ahmet Davutogllu ka kritikuar Rusinë dhe ka shtuar se me mjete diplomatike duhet gjetur zgjidhje paqësore për këtë konfliktit.
Pjesë e aktiviteteve diplomatike ishte edhe biseda telefonike e zhvilluar në mes të kryeministrit turk Recep Tayyib Erdogan dhe kryetarit rus Vladimir Putinin. Mediat kanë përcjell se Erdogani ka paralajmëruar mundësinë e destabilizimit të rajonit dhe ka kërkuar nga Putini të mundësojë një bashkëjetesë të qetë në mes ukrainasëve, tatarëve dhe rusëve.
Kievi poashtu kërkoi rolin ndërmjetësues të Turqisë. Sipas citateve të agjencisë turke të lajmeve Cihan, ambasadori ukrainas në Ankara ka bërë thirrje qeverisë turke që të kyçet në përpjekjet ndërkombëtare për t’u ndërprerë eskalimi i tensioneve me Rusinë. Ai ka paralajmëruar se tatarët krimez mund të jenë në “rrezik të madh” në rast se Rusia merr Krimenë. Paralajmërimet e këtilla dëgjohen edhe në Turqi. Në raportimet për ngjarjet në Ukrainë mediat turke më tepër po fokusohen në tatarët krimez. Njëkohësisht edhe përfaqësuesit e tatarëve krimez po bëjnë përpjekje që në opinionin publik sa më shumë të flitet për ta. “Në Ankara, Stamboll, Antalia dhe në qytetet tjera qytetarët janë të gatshëm të dalin dhe të protestojnë. Të gjitha këto i organizojnë shoqatat krimeze në Turqi”- ka deklaruar për DW profesori i historisë Hakan Kirimli, i cili edhe vet është tatar dhe anëtar i shoqatës krimeze në Ankara. Ai ka thënë se pesë milion tatarë krimez që jetojnë në Turqi, janë të mllefosur nga zhvillimi aktual politik.”Ata demonstrojnë kundër invazionit rus në atdheun e tyre. Ata angazhohen për ruajtjen e integritetit territorial të vendit” thotë Kirimli. Shtoi se është e qartë që tatarët krimez janë kundër aneksimit rus të Krimesë.”Arsyeja për qëndrim antirus është përvoja e keqe me pushtetarët rus e cila zgjat plot 200 vite. Ata po frikësohen se historia do të përsëritet. Po frikësohen për ardhmërinë e tyre” thotë Kirimli.
“Gadishulli i Krimesë nga viti 1475 e gjer në vitin 1774(plot 300 vite) ishte nën Perandorinë Osmane. Pas luftës ruso-turke, Krimeja ka qenë një kohë e pavarur nga Perandoria Osmane. Në vitin 1783 perandoria ruse e përvetësoi Krimenë dhe e shpalli provincë ruse”- deklaroi për DW historiani Kahraman Sakul. Stalini në vitin 1944 ka miratuar ligjin me të cilin tatarët krimez shpallen tradhtar të Bashkimit Sovjetik, pasi që një pjesë të tatarëve kanë luftuar në anën e nacistëve gjerman” tha historiani Sakuli.” Pas kësaj të gjithë tatarët janë dëbuar nga Krimeja. Pas shpërndarjes së Bashkimit Sovjetik dhe pavarësisë së Ukrainës, pas vitit 1990 ka filluar kthimi i tatarëve në Krime. “Ukraina e ka përkrahur popullimin e gadishullit me tatarë krimez, pasi që gjer atëherë Krimeja ka qenë e banuar vetëm me rus. Ukraina ka dëshiruar sa më shumë tatarë krimez në gadishulli për të balancuar raportin ndaj popullsisë ruse. Ukrainasit dhe tatarët janë aleat natyror kundër invasionit rus në rajon”.
“Raportet turko-ukrainase kryesisht janë bazuara ndaj tatarëve krimez. Nga viti 1990 Turqia ka investuar kryesisht në kulturë në Krime. Ekzistojnë shumë shoqata tatare të cilët llogariten si urë lidhëse në mes Ukrainës dhe Turqisë. Ukraina i ka mbështetë projektet e tilla kulturore. Ai është interes i përbashkët i bashkëpunimit në investimin kulturor” thotë historiani Sakuli.
Turqia është kundër intervenimit rus në Ukrainë. Mirëpo, keqësimin e marrëdhënieve me Rusinë Turqia do të shmang. Ministri i jashtëm turk Davutoglu deklaroi se Turqia nuk do të lejojë që kriza në Krime të shndërrohet në krizë ruso- turke. Ai njëkohësisht ka ofruar ndihmën e tij në përmirësimin e marrëdhënieve ruso-ukrainase. “Tatarët gjithashtu duan të shmangin konfliktin pasi që ata do të jenë viktimë e parë” thotë Kirimli.
” Përveç kësaj ata dinë se çfarë urrejtje kanë militantët rus kundër grupit të tyre etnik. Do të thotë askush nuk do luftë”- përfundoi Kirimli.
Burimi: DW