Iraku

Terroristët e ISIS-it vjedhin kopenë me 300 deleve, vrasin civil nga uria

Një grup i terroristëve të ISIS-it plaçkitën një zonë rurale në provincën Diyala, duke vjedhur një tufë prej 300 deleve dhe vrassin një civil në përleshje me fshatarët.

Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve të Irakut al-Sumaria, terroristët e ISIS-it sulmuan Ajn Lela, në veri të Bakuba-s  (qendër e provincës Diyala) të shtunën në mbrëmje.

Pas sulmit, bariu u arratis, shkoi në fshatin e tij për përforcim dhe mori 14-të rinj  për të marrë përsëri kopenë.

Siç tregon raporti, një fshatar i ri është vrarë në përleshjet me terroristët.

Pasojat e terroristëve të ISIS-it në lidhje me këtë ngjarje nuk janë raportuar ende.

Forcat irakiane po e ngushtojnë  rrethin e ISIS-it në Mosul, ku  terroristët përballen me një situatë të vështirë për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për t’u ushqyar.  Terroristët janë të detyruar në këtë mënyrë për të plaçkitur zonat fqinje në Mosul për të gjetur ushqim.

Burimi: Bas News