Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Prijësi: Iranianët do t’i përgjigjen Trumpit gjatë përvjetorit të rradhës të Revolucionit Islamik

Më 7 shkurt 2017, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është parë në Teheran gjatë një mbledhjeje me disa komandantë, oficerë, pilotë dhe antarë të stafit të Forcave Ajërore Iraniane dhe të Bazës së Mbrojtjes Ajërore Kombëtare të Khatam al-Anbiya.
Më 7 shkurt 2017, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është parë në Teheran gjatë një mbledhjeje me disa komandantë, oficerë, pilotë dhe antarë të stafit të Forcave Ajërore Iraniane dhe të Bazës së Mbrojtjes Ajërore Kombëtare të Khatam al-Anbiya.

Lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është shprehur se populli iranian do t’i kundërpërgjigjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për deklarat e tij më të fundit anti-iraniane, gjatë përvjetorit të rradhës të Revolucionit Islamik të vitit 1976.

Ditën e martë, prijësi ka lajmëriuar se “Ndërsa Trumpi kërkon që ta kemi frikë! Jo. Populli irianian do t’i përgigjet këtyre kritikave datë 22 në Bahman sesa i aftë është populli iranian që t’ia kthejë këto kërcënime në të njëjtën mënyrë.”

Kur shprehet më 22, Ajetullah Hamenei i referohet kalendarit perisian dhe me kalendarin djellor përvjetori i Revolucionit Islamik shënon më datë 11 shkurt të vitit 1979, kur kombi iranian mblidhet në të gjitha aët e vendit duke festuar për fitoren e revolucionit.

Në fillim të këtij viti Trumpi ka shkruar në twitter se “Irani po luan me zjarrin – ata nuk e vlerësojnë faktin sa tolerant është treguar Presidenti Obama me atë. Por unë jo!”

Ajetullah Hamenei u shpreh se iranian nuk frikësohen nga këto kërcënime.

Prijësi ka vazhduar kështu” “Presidenti i ri i Amerikës thteë se nu duhet të jemi falendrues nga ish presidentit të Amerikës, Barak Obamës! Po pse? Duhet ta falenderojmë për krijimin e ISIS-it, për incidentet e dhunshme në Irak dhe Siri apo për mbështetjen e hapur për forcat dezertore në 2009-ën në Iran?”

Ajetullah Hamenei u shpreh se “Ishte pikërisht Obama ai që solli sanksionet ekonomike për popullin iranian, sigurisht ai nuk e arriti dot qëllimin e tij dhe asnjë armik nuk mund ta dëmtojë popullin iranian.”

 Ai vazhdoi më tej duke thënë se këto janë vetëm disa prej shembujve të shumtë të veprave të administratës së ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të nxjerra në dritë.

Në fakt, ka thënë prijësi, ai të cilin duhet të falenderojmë është vetë Trumpi që tregoi fytyrën e vërtetë të Amerikës.

Ajetullah Hamenei ka thënë se “Gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre, ky zotëri, Trumpi ka dalë në skenë dhe ka shpallur haptazi korrupsionin politik, ekonomik, moral dhe social të establishmentit ekzistencial amerikan, për të cilin ne kemi folur për tridhjetë vite me rradhë.”

Megjithatë, më pas ai ka vijuar duke thënë se “Ndërsa tani, me ato që Trump po bën, duke arrestuar një pesë vjeçar e gjëra të tjera se çfarë kuptimi kanë në të vërtetë të drejtat e njeriut në Amerikë.”

Pasi u fut në zyrën e presidencës amerikane, presidenti i ri ka urdhëruar ndalimin e udhëtimit të shumë myslimaneve nga shtatë vende me shumicë myslimane, ku përfshihet edhe Republik Islamike. Ky urdhër u ndjek nga incidente të brendshme dhe ndërkombërtarë të mes forcave të sigurisë amerikanë dhe minoriteteve për të përforëcuar ndalimin.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i ka bërë këto kritika gjatë një mbledhjeje me disa komandantë, oficerë, pilotë dhe antarë të stafit të Forcave Ajërore Iraniane dhe të Bazës së Mbrojtjes Ajërore Kombëtare të Khatam al-Anbiya.

Ky takim u zhvillua gjatë përkujtimt të një zhvillimi historik para Revolucionit të vitit 1979, në të cilin Homafaranët, oficerë të forcave ajërore të regjimit monarkik të Pahlait u takuan me Imam Homenein, theemeluesin e Republikës Islamike për të arritur një aleancë.

Në kritikat e kësaj të marte, prijësi është shprehur kështu: “Gjatë periudhës së regjimit tiran ë monarkisë, Forcat Ajërore ishin një prej seksioneve më të lidhura me sistemin politik amerikan. Megjithatë, regjimi mori goditjen më fatale pikërisht nga forcat ajërore, nga ku se priste asnjëherë.”

Burimi: Press TV