Irani nderon personalitetet Kur'anore
Një ceremoni u mbajt në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, të xhumanë, për të nderuar një numër të personaliteteve të shquara Kur'anore.
39 këndues të Kur’anit, hafizë të Kur’anit dhe aktivistët veteran të Kur'anit u nderuan në këtë ngjarje për arritjet e tyre në fushat Kur'anore.
Ceremonia organizohet çdo vit nga Organizata Dar-ul-Kur'an Kerim si një përpjekje për të vlerësuar përpjekjet e bëra në fushën e aktiviteteve Kur'anore.
Veprimtaria e këtij viti u emërua nga mjeshtri i Kur’anit, Muhammed Teki Muruvvat, i cili u nda nga jeta në tetor të vitit të kaluar, 2016.
Një numër i nxënësve të mjeshtrit Muhammed Teki Muruvvat, duke përfshirë Abbas Salimi, Sejid Muhsen Musavi Baladeh dhe Muhammed Reza Solhjxh ishin të pranishëm.
Në mesin e atyre të nderuarëve ishin Muxhtaba Fardfani që kishte arritur i pari në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit në Garat Kombëtare të Kur’anit në Iran, Hadi Muvahedamin i cili fitoi çmimin e parë në Garat Kombëtare të Kur’anit në Kroaci dhe Ibrahim Fallah Tabassomchehreh i cili fitoi vendin e tretë në Garat Ndërkombëtar të Kur'anit të Shenjtë në Kuvajt .
Burimi: IQNA News