İran

Ashton thotë se Irani dhe fuqitë botërore duhet të përpiqen të arrijnë marrëveshjen bërthamore përfundimtare

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha të dielën se Irani dhe fuqitë botërore duhet të synojë përpjekje të ” suksesshme” për një marrëveshje të plotë bërthamore, edhe pse kjo është e vështirë dhe sfiduese


    Diplomatja e lartë i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Muhammed  Xhevad Zarif në Teheran.


     Ashton, e cila është duke i koordinuar bisedimet mes gjashtë fuqive botërore dhe Iranit mbi programin bërthamor të Teheranit, arriti në Teheran të shtunën për një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e parë në Teheran nga një Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së në gati 6 vjet.


     Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif  e kishte ftuar më herët  zonjën Catherine Ashton për të bërë një udhëtim në Teheran.


     Mendoj se është shumë e rëndësishme mbështetja e popullit të Iranit për punën që po bënë ministri ( Zarif ) dhe ekipi e tij dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, do të synojmë, do të përpiqemi të dalim me  sukses. tha ajo.


    Unë mendoj se kjo marrëveshje e përkohshme është me të vërtetë e rëndësishme, por jo aq e rëndësishme sa marrëveshja gjithëpërfshirëse që ne jemi të angazhuar aktualisht, e cila është e vështirë, sfiduese, nuk ka asnjë garanci që do të ketë sukses , tha ajo.


      Irani dhe gjashtë fuqitë botërore -Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Kina, Anglia, dhe Gjermania,  pasi siguroi një marrëveshje në nëntor të vitit të kaluar, sipas të cilës Teherani ka rënë dakord për të frenuar disa nga aktivitetet e tij bërthamore për gjashtë muaj në këmbim të disa ndihmave të kufizuara të sanksioneve sa për t’i   dhënë kohë për një marrëveshje afatgjatë.


    Marrëveshja, qëllimi i së cilës është për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje një dekadë e vjetër mbi veprimtaritë bërthamore të Teheranit, hyri në fuqi më 20 janar 2014.

 

     Muhammed Zarif tha se Irani nuk do të pranojë një marrëveshje e cila nuk do të respektojnë të drejtat e iranianëve për energjinë bërthamore.


    Unë besoj se ne mund të përfundojmë një marrëveshje brenda 4-5 muajve ose edhe më pak, megjithatë ... Irani do të pranojë vetëm një marrëveshje e cila respekton të drejtat e popullit të Iranit.


    Irani është i vendosur për të arritur një marrëveshje ... Ne kemi treguar vullnetin e mirë dhe kemi bërë punën tonë. Tani i takon palës tjetër për të treguar të njëjtën dashamirësi dhe vendosmëri , shtoi ai.


     Në të njëjtën kohë, Irani e gjen interesin e tij për të siguruar se nuk ka paqartësi rreth qëllimeve të Iranit, sepse ne nuk kemi ndërmend të pajisemi me armë bërthamore.
    Së bashku, që të dy, diskutuan, gjithashtu, perspektivat për një bashkëpunim në të ardhmen në mes të BE – Iranit në Siri dhe Afganistan thanë në takimin e tyre për konferencën për shtyp.