Putini mbron legjitimitetin e referendumit të Krimesë dhe protestat në Ukrainën juglindore
Referendumi i ardhshëm i Krimesë do të reflekrojë interesin legjitim të popullit të saj, u tha presidenti rus Vladimir Putin dy udhëheqësve të BE-së në telefon. Të frymëzuar nga veprimet e Krimesë, Ukraina lindore po proteston kundër grushtit të shtetit të imponuar në Kiev.
Putini të dielën ka pasur një bisedë të nivelit të lartë mbi situatën në Ukrainë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin britanik David Kamerun, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e shtypit në Kremlin.
Presidenti rus “ theksoi në mënyrë të veçantë se hapat e marra nga autoritetet legjitime të Krimesë janë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe kanë për qëllim të garantojnë interesat legjitime të popullatës së gadishullit,” thotë deklarata.
“Mungesa e veprimeve” nga ana e autoriteteve të tanishme në Kiev, sidomos ndaj ultra-nacionalistëve dhe forcave radikalëve që veprojnë në Ukrainë është vënë re nga Putini. Ndërsa Putini rikujtoi se pushteti në Kiev u vendos me një grusht shteti, Merkel theksoi se, sipas kënvështrimit të Europës, referendumi i Krimesë shkel kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare.
Kancelarja gjermane po ashtu “theksoi nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë” në lidhje me formimin e “grupit të kontaktit ndërkombëtarë” për Ukrainën, njoftoi Reuters.
Pavarësisht mendimeve të ndryshme, palët ranë dakord se ulja e tensionit në Ukrainë është në interesin e të gjithëve, thonë të dhënat e Kremlinit.
Ndërkohë, qeveria e grushtit të shtetit në Kiev ka rritur presionin mbi Krimenë duke bllokuar sistemin elektronik të thesarit të rajonit, llogaritë e autonomisë dhe ka rritur praninë e policisë kufitare në kufinjtë e zonës autonome.
Sipas zëvendës kryeministrit të Krimesë Rustam Temirgalijev, lëvizjet e fundit të Kievit nuk do të ndikojnë në pagesat shtetërore, duke përfshirë pensionet. Autoritetet e Krimesë janë duke hapur llogari në bankat ruse në vend që t’i lënë ato të ngrira.
Temirgaliev tha gjithashtu për Interfax se autoritetet po presin që trafiku i shtuar hekurudhor për dhe nga Rusia do të zhvendoset në ngushticën e Kerçit. Gjithashtu është duke u ndërtuar “më një ritëm të shpejtë” edhe një urë që lidh Kerçin dhe rajonin rus të Krasnodarit, tha ai. Statusi i ardhshëm i rajonit nuk është vendosur akoma nga populli i saj; referendumi i përgjithshëm i Krimesë do të mbahet më datë 16 mars.
Sipas Kryetarit të Këshillit të Lartë të Krimesë, Vladimir Kostandinov, Krimea do të preferonte të mbante statusin e saj të një republike autonome parlamentare në rast të një rezultati të favorshëm pas referendumit.
Protestat kudër qeverisë në Ukrainën jug-lindore
Të dielën, mijëra demostrues anti-Maidan janë mbledhur në qytetin lindor të Luganskit në Ukrainë. Ata kanë bllokuar dhe pushtuar ndërtesën e administratës rajonale, duke ngritur një flamur rus. Protestuesit kanë kërkuar që Mikhail Bolotskikh, kreu i rajonit, të japë dorëheqjen. Bolotskikh është emëruar nga autoritetet e vetëshpallura të Kievit.
Rreth 3 mijë vetë morën pjesë në protestë dhe rreth 1 mijë hynë brënda ndërtesës, sipas rapostimit të Itar-Tass dhe mediave lokale. Përdorues të twitter-it kanë pohuar se Bolotskikh-i ka nënshkruar tashmë dorëheqjen e tij dhe ka ikur në qendër të qytetit përmes një “korridori turpi” të formuar nga protestuesit.
Të dielën pasdite, zyrtari i arratisur deklaroi se ai e nënshkroi dokumentit nën presion dhe tha se ai është ende në detyrë.
Para marrjes së pushtetit, demonstruesit pro-ruse thuhet se u përleshën me aktivistët Euromaidan pranë monumentit të poetit ukrainas Taras Shevçenko, 200-vjetori i të cilit u festua të dielën.
Përvjetori i Shevçenkos ndezi protesta në mbështetje të unitetit të Ukrainës në të gjithë vendin. Një nga demonstratat më të mëdha u zhvillua në Kharkovit, ku 10 mijë vetë marshuan me një flamur të Ukrainës 100 metra të gjatë dhe thërrisnin: “Jo luftës!”
Qyteti lindor i Ukrainës, i cili ndodhet vetëm 26 km larg kufirit rus dhe që ka një minoritet të madh rus, ka qënë i ndarë nëse do ta pranojë regjimin aktual të Kievit si një fuqi legjitime. Të shtunën më shumë se 10 mijë banorë pro-rus demostruan në favor të refuzimit të udhëheqjes së Kievit dhe kërkuan formimin e një federate të rajoneve jug-lindore.
njerëzit kërkuan që Çështja e federatës, duke iu referuar asaj si Republika Autonome Jug-lindore brënda shtetit të Ukrainës, duhet të vendoset nga një votim popullor sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe pse tunimi ishte paqësor, ai përfundoi me disa provokime. Dy përsona u rrahën dhe një u qëlluan nga disa përsona të paidentifikkuar me maska, të cilët u larguan shpejt me makinë. Lëvizja radikale e krahut të djathtë ka mohuar që anëtarët e saj të jenë të përfshirë në sulm.
Gjithashtu, të dielën, rreth 7 mijë demonstrues pro-rusë në qytetin e Donetskut mbështet mbajtjen e një referendumi rreth statusin të rajonit të tyre. Ata kërkuan që të rivendoset, statusi i gjuhës rusë që u hoq nga qeveria e vetëshpalluar e grushtit të shtetit, si dhe kërkuan që “guvernatori i popullit” i Doneskut, Pavel Gubarev të lirohet.
Gubarev, i cili u arrestua në Donetsk nga forcat speciale të sigurisë, thuhet se është sjellë në Kiev nën akuzën për shkelje të integritetit territorial të Ukrainës, për marrje pushteti dhe konfiskim të ndërtesave qeveritare.
Gjithashtu, autoritetet ukrainase të imponuara të grushtit të shtetit, iu përgjigjën shpejt situatës në Lugansk, duke hapur një çështje penale për akuza të ngjashme. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës e ka marrë rastin në dorëzim.
Pavarësisht protestave të vazhdueshme të njohura në juglindje të Ukrainës, ish-opozita e vendit mbeti e shurdhër ndaj kërkesave të popullit. Kreu i partisë UDAR Vitali Kliçko tha në një intervistë të dielën për BBC e Ukrainës se ata që kërkojnë referendum në Ukrainën lindore janë thjesht qytetarë të një shteti tjetër, për të cilët kufijtë e vendit, “duhet të mbyllen.
Burimi: Russia Today