Pakistanezët protestojnë kundër terrorizmit
Press TV raporton se aktivistët në qytetin Lahore kanë mbajtur një protestë kundër rritjes së terrorizmit, ndërsa qeveria pakistaneze rifillon bisedimet e paqes me militantët pro - talebanë.
Të enjten, anëtarët e shoqërisë
civile të Pakistanit kanë mbajtur një tubim para asamblesë provinciale të
Panxhabit, duke i bërë thirrje qeverisë të t’i ndërpres bisedimet e paqes me
militantët.
Ata thanë se çdo marrëveshje me
militantët e rrezikon jetën e njerëzve të Pakistanit.
Demonstruesit e zemëruar, gjithashtu,
kërkuan që qeveria të ndalojë aktivitetet e militantëve talebanë në pjesë të ndryshme
të Pakistanit.
Gjithashtu, të enjten , kryeministri
i Pakistanit Navaz Sharif ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e komisioneve
qeveritare për paqe dhe militantëve pro - talebanë në shtëpinë e tij.
Qeveria pakistaneze ka rifilluar bisedimet e ngecura të paqes me militantët pro - talebanë për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund militantizmin në vend.
Javën e kaluar, militantët njoftuan për një armëpushim një-mujor që ka për për qëllim rinisjen e bisedimeve me qeverinë. Në përgjigje të armëpushimit të shpallur në mënyrë të njëanshme, Islamabadi ka ndalur sulmet ajrore kundër pozicioneve të militantëve në rajonin e trazuar fisnor, veriperëndimor të Pakistanit.