Bashkim Evropian arsyeton refuzimin e sanksioneve kundër Rusisë
Bashkimi Evropian ka arsye për të mos vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i tronditur Shteteve e Bashkuara të Amerikës, gjatë krizës në Ukrainë, shkruan një analist në një kolonë për faqen e internetit të Press TV.
Evropianët kanë arsye të
fuqishme që të mos vendosin sanksione kundër Moskës dhe kjo shmangie nga SHBA është
fakt që tregon një qëndrim neglizhent ndaj SHBA, sepse ajo i bën thirrje
aleatëve të saj evropianë , shkruan Harry J. Bentham të mërkurën.
SHBA ka kërcënuar në mënyrë të
përsëritur Rusinë me sanksione rreth veprimeve të saj në Ukrainë, posaçërisht për
veprimin ushtarak në territorin e Krimesë të Ukrainës.
Moska dërgoi trupat e saj në Krime
pasi parlamenti rus dha dritën e gjelbër për presidentin Vladimir Putin, për të
përdorur forcat e armatosura për të mbrojtur interesat e Rusisë në këtë
rajon.
Në një deklaratë të martën, Ministria
e Jashtme e Rusisë tha se Moska do të duhet të përgjigjet në situata të tilla
që janë provokuar nga nxitja e Uashingtonit dhe veprimeve të
papërgjegjshme.
Bentham tha se qëllimi i SHBA për të
vendosur sanksione ndaj Rusisë përbën një tjetër shembull i SHBA për anashkalimin
e interesave të aleatëve të vet evropianë, të cilët do të jenë të dëmtuar nga
këto sanksione.
Ai tha se Europa varet nga gazi i Rusisë,
duke shtuar se Moska ushtron ndikim të fortë mbi Gjermaninë, që është ekonomia
më e rëndësishme në Evropë.
Në kushtet e fakteve në
terren, Rusia ka avantazhin në Evropë për shkak të furnizimit me gaz. SHBA nuk
ka asnjë levë të krahasueshme konkrete mbi kryeqytetet evropiane, në veçanti me Berlinin,shkroi Bentham.
Kriza politike shpërtheu në Ukrainë
në nëntor të vitit 2013, pasi presidenti i rrëzuar i vendit, Viktor Janukoviç, u përmbajtë nga nënshkrimit i një
marrëveshjeje me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me
Rusinë.