Kulturë - Art - Fe

Poeti pakistanez: Leximi i poezisë persiane është kënaqësi e madhe

Poeti i njohur i Pakistanit dhe drejtori i përgjithshëm i Departamentit për Promovimin e Gjuhës thotë se leximi i poezisë në gjuhën perse është një kënaqësi  për të.

Në një intervistë me Dawn, Iftikhar Arif zbuloi se ai do të udhëtoi  në Iran për të marrë pjesë në një konferencë mbi poetin persian Bidal Dehlavi dhe do të paraqesë një kumtesë shkencore.

Bidal Dehlavi (1642-1720) ishte një përfaqësues i njohur i poezisë persiane dhe sufizmit në nën-kontinentin Indian.

Ai shtoi se gjuha perse ishte gjuha e elitave, zyrtarëve dhe njerëzve të thjeshte në Azinë Jugore për shumë vite, por kur anglezët erdhën në këtë zonë,  gjuha angleze e zëvendësoi gjuhën perse dhe njerëzit e harruan  të kaluarën.

Ai shtoi se rreth 60 për qind e krijimtarisë të poetit kombëtar dhe filozofit Muhamed Ikbali  është shkruar në gjuhën persiane dhe ato janë kryeveprat.

Ai tha se në ditët e ardhshme ai do të lexoi librat në gjuhën perse të cilat  kohët e fundit ai solli nga Irani. "Ka më shumë se 26 kutija plot me libra që i kam blerë në Iran", tha ai.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IRNA