Irani i përgjigjet ftesës së Arabisë Saudite
Përfaqësuesi për Haxh i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamene, tha se Irani i është përgjigjur ftesës së fundit të Ministrit për Haxh të Arabisë Saudite.
Huxhet ul Islam Sejjid Ali Kazi-Askar tha të hënën se vendi i është përgjigjur ftesës për të informuar palën Saudite rreth shqetësimeve, rreth udhëtimit të haxhinjve nga Irani.
Ai tha se Irani është i vendosur për të dërguar haxhinjtë këtë vit, nëse përgatitjet e nevojshme janë bërë dhe kushtet e nevojshme janë gati.
Ai shpreson se bisedimet me sauditët do të japin rezultate dhe vendi është përgatitur për pjesëmarrjen e haxhinjve iranianë në haxh këtë vit.
Duke vënë në dukje se Arabia Saudite ka njoftuar se do të rrisë kuotën e të gjitha vendeve për haxh këtë vit, Huxhet ul Islam Qazi-Askar bëri thirrje për përgatitjet që do të bëhen në Iran për dërgimin e rreth 80.000 haxhinjve .
Irani ka refuzuar të marrë pjesë në haxh vitin e kaluar për shkak të dështimit të ekipit saudit për t’u kujdesur dhe siguruar dinjitetin e haxhinjve iranianë.
Në shtator 2015, një përplasje e fortë vdekjeprurëse kishte ndodhur gjatë Haxhit në Mina, pranë Mekës. Rr 4,700 njerëz, duke përfshirë më shumë se 465 shtetas iranianë, humbën jetën në këtë incident.
Më herët në atë muaj të njëjtë, një vinç masiv ndërtimi kishte rënë në Xhaminë e Madhe të Mekës, duke mbytur më shumë se 100 haxhinj, duke përfshirë 11-të iranianë, dhe duke plagosur mbi 200 të tjerë, në mesin e tyre 32 shtetas iranianë.
Pyetje serioze janë ngritur në lidhje me kompetencat e autoriteteve saudite për të menaxhuar ritualet e Haxhit në vazhdën e incidenteve, dhe, duke u përballur me intransigjencën saudite për të bashkëpunuar dhe refuzimin për të garantuar sigurinë e haxhinjve iranianë, zyrtarët në Republikën Islamike të Iranit paten vendos ndalimin në Haxh për shkak të shqetësimeve të pa-sigurisë.
Burimi: IQNA News