Bisedimet në Gjenevë janë prolonguar në fund të shkurtit
Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrovi ka deklaruar se bisedimet paqësore për Sirinë të caktuara për 8 shkurt në Gjenevë janë prolonguar të mbahen në fund të muajit shkurt. “Inkurajuese është të shihet se ndërmjetësuesit e Kombeve të Bashkuara kanë përcaktuar bisedimet e reja në Gjenevë, edhe pse gjer tani për satën herë janë shtyrë dhe tani në vend se me 8 shkurt do të mbahen në fund të shkurtit”, ka deklaruar Lavrovi në takimin që pati me përfaqësuesit e opozitës politike siriane në Moskë. Lavrovi të mërkurën ka dërguar ftesë liderëve opozitar sirian të vijnë në Moskë për të biseduar me te lidhur me rezultatet e konferencës paqësore të mbajtur në Astana, të cilët përfunduar të martën pa ndonjë rezultat konkret për zgjidhjen politike të krizës në Siri.
Grupi opozitar udhëheqës në ekzil, Kongresi nacional sirian ka refuzuar ftesën, gjersa Partia e unitetit demokratik kurd ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në takimin me Lavrovin. Sikurse transmeton France press, në Moskë janë ftuar gjithsejtë 25 zyrtar të opozitës siriane, por në takim kanë ardhur vetëm 8 zyrtar. Krerët e grupeve të armatosura kryengritëse të cilët kanë marrë pjesë në bisedimet me qeverinë siriane në Astana, nuk kanë marr ftesë të vijnë në Moskë.
Lavrovi ka cek se”përvoja e gjertanishme” në zgjidhjen e krizës siriane ka treguar se “pa propozime konkrete nuk mund të fillohet me bisedime serioze”. Emisari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putinit për Sirinë Aleksandar Lavrentijevi ka thënë të martën se Moska ka përgatitur projekt kushtetutën e re për Sirinë dhe iu ka ofruar opozitës, por delegacioni opozitar në Astana ka refuzuar të bisedoj lidhur me te.”Konsiderojmë se të gjitha grupet politike në Siri duhet të pranojnë këtë projekt propozim të Kushtetutës së re për të mund përgatitur për bisedimet në Gjenevë të cilët siç pritet duhet të mbahen në fund të shkurtit 2017”, ka shtuar shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrovi.
Burimi: Logiçno