İran

Irani është një ndër dy shtetet n të gjithë botën që ka shënuar zhvillimin më të shpejtë shkencor

Sipas deklaratave më të fundit, Ministri i Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë ka bërë me dije se Irani është një ndër dy vendet në të gjithë botën që ka shënuar rritjen më të shpejtë të zhvillimit shkencor dhe se është në konkurrencë të hapur me 25 shtetet të cilat kanë një zhvillimit të vazhdueshëm në shkencë.

Në deklaratat që ka dhënë ditën e sotme për shtypin ministri i Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë të Iranit, Muhammed Ferhadi ka bërë me dije se në pikën që është arritur deri më tani Irani kontribon me 2.2% përsa i përket përgatitjeve të artikujve shkencore dhe me 1.8% të prodhimit të shkencës në rang botëror.
Ferhadi ka theksuar faktin se Irani, për momentin renditet në vendin e 16 në rang botëror përsa i përket shkrimit të artikujve shkencorë dhe se është duke përparuar me shpejtësi në këtë fushë.

Burimi: Suriye Gerçekleri