İran

Sipas raportit të fundit të faqes zyrtare të Interset-it Amerikan, Irani bën pjesë në listën e 8 vendeve më të fuqishme në botë

Faqja zyrtare e Intersetit amerikan, në raportin e saj të fundit bën me dije se për vitin 2017 Irani bën pjesë në listën e 8 vendeve më të fuqishme në botë.

Në raportin që ka publikuar ditën e sotme faqja zyrtare e Intersetit amerikan ka shpalosur listën e 8 vendeve më të fuqishme në botë.

Sipas kësaj liste, Republika Islamike e Iranit renditet i shtati pas Amerikës, Kinës, Japonisë, rusisë, Gjermanisë dhe Indisë.

Raporti i ka bërë me dije gjithë botës këtë listë duke i dërguar asaj mesazhin se rruga për të bërë tregti në Iran është e hapur dhe se fuqia e saj e prodhimit të naftës ka arritur shifrt e periudhës së para-sanksioneve, me anë të theksimit të fuqisë së tij në mesin e vendeve të rajonit, marrëveshjes bërthamore që është firmosur mes Iranit dhe vendeve të 5 + 1 dhe marrëveshjeve që Irani ka bërë me dy kompanitë e mëdha të aviacionit, Boing dhe Airbus.

Burimi: Suriye Gerçekleri