Egjipt

Xhemati Islami dënon vendimin e gjykatës egjiptiane kundër Hamasit

Xhemati Islami i Egjiptit e ka denoncuar vendimin e një gjykate egjiptiane kundër Lëvizjes Islame Palestineze të Rezistencës Hamas.


    Sipas agjencisë të Shërbimit Botëror IRIB, në një deklaratë të lëshuar të martën,  Xhemati Islami theksoi se niveli i akuzave kundër Lëvizjes Hamas është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Egjiptit.


     Kjo deklaratë thekson se vendimi i një gjykate egjiptiane, duke e kërkuar ndalimin e aktiviteteve të Lëvizjes Hamas në Egjipt, vë në pyetje drejtësinë në Egjipt.


     Bazuar në këtë deklaratë, pas nxjerrjes së këtij vendimi, nga një gjykatë egjiptiane, pyetja që lind në mendje është nëse Egjipti është kthyer në një aset strategjik për regjimin cionist të Izraelit.