İran

Irani i vendosur për zgjidhjen e problemit bërthamor

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif tha të mërkurën se Irani është i vendosur për të zgjidhur çështjen e tij  bërthamore.


     Irani nuk është duke kërkuar për të ndërtuar bombën atomike dhe as që ka nevojë për të, tha Muhammed Xhevad Zarif, duke shtuar , Ne besojmë se kjo nuk është aq e komplikuar për të vërtetuar se programi bërthamor i Iranit është program civil.


      Muhammed Xhevad Zarifi, i cili është për një vizitë në Japoni, i tha këto fjalë në një takim me Federatën e Biznesit të Japonisë ( KEIDANREN ).


     Ai akuzoi disa vende të cilat janë përpjekur në vazhdimësi për të hedhur dyshime mbi aktivitetet bërthamore të Iranit.


     Ministri i Jashtëm i Iranit e bëri të qartë se projekti bërthamor i Iranit ka për qëllim thjesht për qëllime paqësore dhe propaganda e tillë joreale ka çuar në vendosjen e sanksioneve tiranike në vendin tonë dhe ka krijuar mosbesim mes Iranit dhe Perëndimit.


      Ai përsëriti se Irani ndjehet e angazhuar për bisedime me gjashtë vendet mbi programin bërthamor deri në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare, duke vënë në dukje se respekti për popullin iranian është një faktor kyç për bisedimet bërthamore.


     Duke iu referuar marrëdhënieve tradicionale mes Teheranit dhe Tokios, Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Japonia, një mik i ngushtë i Iranit, ka një kuptim më të mirë të realitetit dhe zhvillimeve në Iran e cila përgatit terrenin për zgjerimin e mëtejshëm të lidhjeve. Nuk ka asnjë problem në rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Japonisë, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarifi.