"Mësime nga Kur’ani" është përkthyer në rusisht
Libri "Mësime nga Kur’ani" nga figura e shquar iraniane kulturore dhe politikani, Gholam Ali Haddad Adel është përkthyer në gjuhën ruse.
Kjo është një përmbledhje e një libri prej katër vëllimesh për mësimin e Kur'anit për nxënësit e shkollave në Iran.
Libri është përkthyer në rusisht nga Ismail Gibadullin dhe Rais Hazreti Ismajlov, profesor i Institutit Islamik të Moskës i cili e ka mbikëqyrur përkthimin, raportoi Agjencia e Lajmeve Fars.
Fondacioni i Studime Islamike i Rusisë e ka publikuar përkthimin.
Ismail Gibadullin kishte përkthyer më parë një libër me titull "Gjuha e Kur'anit" në rusisht.
Islami është feja e dytë më e përhapur në Rusi. Muslimanët përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë prej rreth 145 milionë banorëve të vendit.
Burimi: IQNA News