Siria

Ushtria siriane kapi sasi të madhe të helmeve kimike saudite në Halep

Ushtria siriane ka zbuluar rezervat të armëve kimike në qytetin e çliruar të Halepit.

Arabia Saudite ka qenë e njohur për përkrahjen e grupeve militante dhe terroriste në Siri  që luftojnë për të përmbysur qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Të martën në mbrëmje, ushtria siriane zbuloi sasi të madhe të agjentëve kimikë të klorit që ishin fillimisht në posedim të terroristëve tekfiristë në rrethet lindore të Halepit.

Sipas raporteve lokale, ushtria siriane mori këtë furnizim të madh të agjentëve kimikë, gjatë një patrullimi në Rrethin e Halepit të Vjetër, të martën në mbrëmje.

Çanta të mbushura me kimikate që janë furnizuar terroristët tekfiristë nga një kompani saudite e quajtur  "Sachlo;" ata janë nga Rijadi.

Halepi ishte i ndarë në mes të grupeve militante dhe terroriste në lindje dhe forcave  kombëtare në perëndim për më shumë se dy vjet. Ushtria Kombëtare e Sirisë, megjithatë, arriti të çliroi dhe ribashkoi gjithë qytetin muajin e kaluar.

Fitorja ishte një goditje e madhe për grupet terroriste që kërcënonin se do të përdorin armë kimike ndaj civilëve, si mundësia e fundit dhe madje i kanë përdorur armët kimike në disa raste të kufizuara.

Burimi: AMN