İran

Irani destinim i rëndësishëm i turizmit për vitin 2017

Një gazetë franceze ka shkruar se Republika Islame e Iranit është destinimi interesant për turistët e huaj për sezonin e vitit 2017. Sipas raportit të gazetës franceze L’Figaro Republika Islame e Iranit një vit pas shfuqizimit të sanksioneve, më shumë se përpara është interesante për turistët francez , intelektualët dhe agjencionet turistike me trashëgimin e tij të pasur kulturore dhe materiale.

Sipas këtij raporti, shënimet e Unionit Seto (unioni i agjencive turistike të Francës) tregojnë se vitin e kaluar udhëtimet për Iran ishin më të mëdha për 144%. L’Figaro cek  hapjen e linjës ajrore Paris-Teheran në prill të vitit 2015 si shumë të rëndësishme dhe një përparësi shtesë për shtimin e Iranit në listën e destinimeve turistike të agjencioneve udhëtarësh. 

Patricia Doria, komercialiste në një agjenci turistike në Francë ka theksuar: “Irani përfshihet në destinacionet e reja turistike dhe fluturimet drejt Iranit për pranverë të këtij viti janë të gjitha të plotësuara”.

Sipas fjalëve të drejtorit komercial të agjencionit turistik nga vështrimi i vizitorëve, është i rëndësishëm Rruga e mëndafshit, qyteti Shiraz, rrënojat e t’ia historike, si dhe bukurit ë e papara të Isfahanit, janë atraksion i lashtë i Iranit.

Doria ka shtuar: “Kundër mendimeve të evropianëve të shumtë lidhur me Iranin si vend i mbyllur, turistët dhe udhëtarët që kthehen nga Irani janë me pikëpamje dhe mendime të ndryshme për këtë vend”.

Burimi: sahartv.ir