A ishte fitorja në Aleppo një Pirus?
Ndërsa po shëtisnim në Kalanë e Aleppos, nënpunësit në hyrje po tërhiqnin flamurin e Sirisë. Ata insituan që të na prisnin dhe të na lejonin që ta fotografonim këtë moment. Njëri ndër ushtarët mbajti qëndrimin përshëndetës, ndërsa të tjerët tërhoqën flamurin. Po kështu, pranë shkallëve të kalasë u vendos edhe një poster i përmasave të mëdha të Presidentit të vendit, Beshar Asadit. Ishte plotësisht një atmosferë fitoreje.
Ka prej atyre që ndikimin e Aleppos për të ndryshuar në mënyrë kategorike vijueshmërinë e luftës e krahasonjë me betejën e Stalingradit. Pavarësisht se nga ana e përmasave të të dyja ngjarjeve ato nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, Allepo mund të konsiderohet si Stalingrad për shkak se Siria ishte një goditje shumë e madhe për projektin e ‘revolucioneve’ të përgjakura të nxitur nga aleanca e perëndimorëve me disa vende të gjirit. Në një aspekt tjetër, për shkak të humbjeve të mëdha gjatë çlirimit të Aleppos, ajo përngjan me ftoren e Pirusit.
Allepo ka paguar shtrenjtë jo vetëm me anë të dëmtimit të zonës historike, por edhe me humbjet njerëzore dhe materiale në shkatërrimin e lagjeve të banuara në pjesën lindore të tij. Fitorja e arrirë si Pirus, ia humbet kuptimin e tij prfundimit. Po a është Aleppo një fitore e këtillë? Faktori nga e cila varet mundësia që kjo ngjarje të hyjë ose jo në histori si një fitore Pirus, do të jetë aftësia e qeverisë së Damaskut dhe të popullit të Aleppos për të mundur që gjatë kësaj periudhe ta rindërtojnë këtë qytet.
Pronari i një fabrike është shprehur se në momentin që do të sigurohet siguria e plotë, për një periudhë një mujore ai do të mund ta kthejë vendin e tij të punës në gjendjen e mëparshme. Duket sikur nuk ka mbetur askush që nga zyrtarët deri tek njerëzit e thjeshtë që nuk janë të mendimit se edhe pse ata u shkatërruan do të ngrihen dhe do ta rindërtojnë vendin. A është kjo një ëndërr e rremë? Sigurisht që jo. Gjithkush që i njeh banorët e Aleppos e di se: ata janë puntorë, të zellshëm dhe modestë. Po kështu këto janë cilësitë që i kanë bërë të pasur këta zotëruesë të veprave antike prej shekujsh tashmë. Ata do të fillojnë të kërkojjnë mënyra për të gërmuar në të shkuarën. Megjithatë është shumë e vështirë që të rindërtohen veprat antike që janë shkatërruar tashmë, madje në disa raste është edhe e pamundur. Në mënyrë që të bëhet e mundur edhe rindërtimi i vendbanimeve civile dhe në të njëjtën kohë edhe restaurimi i veprave antike është e nevojshme që të bëhet një punë e madhe dhe gjithëpërfshirëse.
Pavarësisht se qeveria siriane i ka bërë gati projektet për rindërtimin e vendit, ato ende nuk janë të aksesueshme për publikun e gjërë. Ekzistojnë plane të ndryshme për rajonin historik dhe për zonat e banuara. Së fundmi kanë filluar që të bëhen edhe punimet për bilancet e gjendjes që ndodhet veprat historike. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Veprave Antike dhe Muzeve, Dr. Mamun Abdulkerim, ndërsa nga njëra ana janë duke u zhvilluar takime me UNESCO-n dhe Fondacionin Aga Khan, në të njëjtën kohë, në Bejrut po realizohen programe të trajnimit të kadrove që do të marrin detyrën e restaurimit të këtyre veprave me anë të ndihmës ndërkombëtare.
Prof. Doc. Abdulkerim na ka parashtruar një pamje realistike se sa do të jetë e mundur që të resaturohen këto vepra të dëmtuarë: “nuk mund të përhapin në ajër të pavërteta të këtilla ku të themi se gjendja në Aleppo është e mirë. Përundrazi, gjendja është katastrofike. Janë dëmtuar më shumë se 1500 ndërtesa historike. 70 përqind e tregut historik është dëmtuar. Rreth 30 deri në 40 përqind e gjithçkae është shkatërrur. Kjo është një tragjedi e vërtetë. Disa ndërtesa janë në gjendje shumë të rëndë, disa të tjera mund të konsiderohen deri diku në gjendje të mirë, këto ndërtesa mund të restaurohen. Nëse është e mundur që një ndërtesë të ketë shpëtuar qoftë edhe një pjesë të vogël, është e mundur që në kushtet e saj UNESCO t’i rindërtojë. Aleppo bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore. Për këtë arsye aty nuk mund të kryesh veprime sipaas dëshirës së lirë. Kemi nevojë për investime miliarda dollarëshe, sepse dëmi i shkaktuar në Aleppo është shumë shumë shumë i rëndë.”
Gjithashtu, bëhet fjalë që të ndërtohet nga fillimi një qytet i ri për t’u mundësuar një vend për të fjetur të gjithë të mbeturve pa shtëpi. Madje ka zëra se projektin për krijimin e vendeve të strehimit do ta marrë përsipër për ta bërë Kina. Kur i kam drejtuar një zyrtari pyetjen se kush do t’i ndihmonte gjatë periudhës së rindërtimit, ai më është përgjigjur se “logjikisht çdokush që nuk na la vetëm në këtë luftë do të na ndihmojnë edhe për rikuperimin. Nuk mendoj se Turqia do të luaj ndonjë rol, duke qënë se populli do t’i dilte kundër”.
Nëse mendojmë faktin se kjo luftë ka shënuar balace të larta të dëmeve në njerëz dhe në vlera materiale në të gjithë vendin, duhet të jemi koshientë që edhe rikuperimi do të kërkojë kohën e gjatë të nevojshme. Gjithashtu është në pyetje edhe sa do të ketë mundësinë financiare Siria që ta përballojë një periudhë të këtillë. Megjithatë arritje me sukse do t’i mundësojë Sirisë si të ttërë që të shohë nga e ardhmja, një zgjidhje tjetër do të sillte vetëm kaos.
Duke lënë mënjanë çështjen financiare, ka disa gjëra për të cilat vendi ka disa avantazhe gjatë restaurimit. Shoqëria nuk është e ndarë ashtu siç duket se është paraqitur nga jashtë. Pavarësisht financimit të fushatave dhe të sulmeve të xhihadistëve për të përhapur përçarjet medhhebiste (sektariste) nga vendet e gjirit, populli sirian nuk i ka përqafuar këto përçarje. Nuk ekziston një përçarje medhhebiste mes vetë popullit sirian dhe ushtrisë së saj, ashtu siç është paraqitur në botën e jashtme. Nëse do ta analizonim gjendjen nga brenda Sirisë, do të mund të shohim se aty nuk do të zhvillohej kurrësesi një luftë mes alevive, shiive dhe të krishterëve. Vetëm në Humus, në fillimet e këtyre ngjarjeve u zhvilluan sulme drejtuar alevive, shiive dhe të krishterëve, duke krijuar një përçarje fetare megjithatë kjo nuk zgjati shumë sepse u kuptua loja e pisët që po bëhej pikërisht për t’i përçarë. Kështu populli është kthyer në jetën e përditshme duke u ulur në tryeza darkash e lojërash, në të mira dhe në të këqija me njëri ‘tjetrin pa bërë dallime për përkatësinë fetare të gjithësescilit prej tyre. Vetë Aleppo është prova më e rëndësishme e kjo luftë nuk ka qënë sektariste. Në Aleppo janë vrarë gjashtë mijë dijetarë myslimanë sunni sepse kanë kundërshtuar revoltat e armatosura. Shejh Abdullatif El Shami është një ndër ata që është vrarë duke u torturuar. Edhe ata që ishin gjallë, ishin vazhdimisht nën rrezikun e kërcënimeve. Pyeta më e pavend që mund t’i pyesësh ushtarëve në Aleppo është nëse janë sunni apo alevi. Nuk mund të gjesh një pyetje tjetër që mund t’i irritojë më shumë njerëzit e këtij vendi.
Një tjetër avantazh që ka qeveria në rindërtimin e qytetit është kjo:lufta e ka shtyrë përballjen me regjimin. Kjo është gjithashtu një shans ekstra që populli i ka dhënë qeverisë ekzistenciale. Me aq sa kam vëzhduar, duke qënë se Asadi ka udhëhequr vendit gjatëperiudhës së luftës ai ka fituar një popullaritet më të madh se sa kishte. Sigurisht ky pozitivitet i popullit nuk është i njëjtë për të gjithë sistemin qeveritar. Ekziston një pikë shumë e rëndësishme e cila duket që e shfaqin të gjithë burokratët, politikanët dhe njerëzve të pavarur që kemi pyetur në Aleppo dhe Damask: Pasi të kalohet kjo situatë do t’i jepet fund paprekshmërisë së mëtejshme të një sitemi të zhytur në korrupsion pa një rrugëdalje. Populli do të dëshirojë që të shohë disa njerëz që të sakrifikohen nga ky sistem. Kjo për arsye se vendi ka paguar një çmim të rëndë dhe nuk i ka mbetur më durii që të durojë njerëzit që abuzojnë, favorizojnë dhe i kanë shtruar rrugën korrupsionit.
Një profesor në Universitetin e Aleppos (emri i të cilit do të mbetet anonim), i cili përpara vitit 2011 mendonte se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishte një lider i rëndësishëm i botës myslimane është shprehur kështu në lidhje me ndikimin që ka pasur lufta në politikë: “Unë kam pasur mendime të tjera në lidhje me regjimin. Megjithatë, Asadi e ka përballuar mirë këtë krizë. I tregojë vendit si udhëhiqet. Në këto momente nuk ka alternativë tjetër. Edhe nëse zhvillohen zgjedhje, ai do të fitojë me një shumicë deri në 70%. (...) sigurisht akoma kam kritikat e mia të pandryshueshme për rgjimin. Megjithatë, populli për momentin i ka lënë mënjanë këto kritika. Sepse populli e ka kuptuar që jemi në një situatë ku vend po u ikte nga duart. Nuk është momenti i duhur për t’u marrë me kritikat për regjimin. E keni parasysh fjalën e urtë ‘nuk ndryshohet kali, pasi kalon lumin’. Megjithatë, populli do të presë që pas luftet të bëhet një spastrim i sistemit, që disa gjëra të ndryshojnë. Edhe qeveria është e vetëdijëshme për këtë dhe po mundohet që t’i rregullojë disa gjëra. Asgjë nuk do të jetë si më parë, për këtë të jeni të sigurtë.”
Një zonjë akademiciene, e cila na shoqroi në bisedën me profesorin u shpreh se “do të ikin shumë koka, duhet të ikin.”
Duke parë se po mbahet ky qëndrim kundrejt presidencës apo legjitimitetit të Asadit, nuk mund të themi se ekziston një debat i zjarrtë kundër sistemit. Kur në mënyrë paradoksale, opozita e mbështetur nga jashtë mban përgjegjës Assadin për gjakun e derdhur, nga ana tjetër, shoqëria nga brenda, grupe të ndryshme, madje edhe ata që mund të përkufizohen si një opozitë e rregullt dhe “e legjitimuar” ka arritur në të njëjtin mendim se Asadi është një figurë që garanton unanimitetin e të gjithë vendit.
Ndjeshmëria ndaj Iranit dhe Hizbullahut
Në rindërtimin e Sirisë të pasluftës, pa dyshim që do të luajnë një rol të konsiderueshëm edhe aleatët e saj që e kanë mbështetur edhe gjatë luftës. Nuk ekziston asnjë shqetësim në lidhje me rolin që do të luajë Rusia. Shteti rreth të cilit bëhen diskutime është Irani. Duket se ka një ndjeshmëri në mesin e popullit dhe të vetë administratës në lidhje me ndikueshmërinë e mundshme ndëryrëse dhe tjetërsuese të Iranit. Për shumë njerëz duket se aleanca me Rusinë do të jetë më frydhënëse. Sepse sipas tyre, Rusia nuk ndërhyn në çështjet e brendshme. Madje thuhet, se veçanërisht në ushtri, këndështrimi superior që kanë iranianët i ka bërë ata të pakënaqur.
Kur i drejtova pyetjen një gazetri me përvojë nëse ndihmat e mundhsme nga Irani do t’i hapnin rrugë ndërhyrjes së tij në politikën e brendshme, ai mu përgjigj se një gjë e këtillë nuk do të ndodhte, më pas vijoi kështu: “duhet ta kuptojmë mirë strukturën politike në Siri. Siria nuk ka një sistem politik që të ndikohet nga aleancat që lidh. Asadi e stabilizon Iranin me rusët dhe Rusinë me iranianët. Momentin që Irani mund të bëjë shumë presion, ai përdor avantazhet që i japin rusët. Kur Rusia tenton t’i kalojë konpetencat, ai i parashtron kritikat e Iranit. ”
Shqetësimet që kanë për iranianët, nuk shtrihen deri tek Hizbullahu, që është mbështetës i Iranit. Një ndër emrat që ka fituar popullaritet si Asadi ësht edhe Sekretari i Përgjithshëm i Hizbbullahut, Hasan Nasrallah. Përpos Damaskut dhe Humusit, edhe Allepo, i cili me pasion mbrohet nga turqia si një vend me identitet sunni ka vendosur poster të figurës së Nasrallahut këto mund të shihen lehtasi në qytet.
Nëpër qytetet që kam vizutuar kam parë nëpër apartmente postera që mbanin figurën e Asadit dhe Nasrallahut të shoqëruara bashkë. Ka prej atyre që kanë pikturuar figurën e Nasrallahut në qepenët e dyqaneve të tyre. Nëpër kioska shiten simbole të ndryshme ndër të cilët janë këllëfë të mjeteve identifikuese me figurën e Asadit dhe Nasrallahut sipër.
Pavarësisht se dëgjohej të flitej për ushtarët iranianë, megjithatë nuk kam gjetur gjetkë postera të figurave të udhëheqësve iranianë. Iranianët gjenden si në selitë e fronteve ashtu edhe në qendrat e qyteteve. Thënë shkurtimisht, për popullin Hizbullahu dhe Irani janë dy gjëra të ndryshme për popullin. Madje, dashuria për Nasrallahun shihet edhe në mesin e të krishterëve.
Burimi: Al Monitor