İran

Talismani i ajetollahëve

Në kohën që Sulltan Sulejman Kanuni mori në dorë pushtetin Osman, atij i erdhi një amanet prej gjyshit të tij, Sulltan Muhamed Fatihut dhe ky amanet ishte që të sillej butë me dijetarët shiitë që të mos e zinte mallkimi i tyre, sepse vetëm ky mallkim do t'i jepte fund dinastisë së sulltanatit osman."

Sulltan Sulejmani e çoi këtë amanet tek bijtë e tij njëri pas tjetrit dhe ishte i bindur që përsakohë do të silleshin mirë e butë me këta, në tokat osmane nuk do të lindte asnjë problem. Nëqoftëse do ti hidhni një sy historisë, do të vëreni se ka edhe raste kur osmanët janë ndeshur me shiitët, por që kurrë nuk kanë sulmuar spiritualistët shiitë. Disa kanë qenë të bindur se Sulltan Muhamed Fatihu ka qenë "Aliul'lahi", sepse ai ka qenë shumë i dashuruar mbas Imam Aliut (a) dhe në mjaft raste ai e merrte për model Imam Aliun (a) nëpër luftrat që bënte dhe kishte bindjen se dinastisë Emevite i erdhi fundi dhe u zhduk vetëm si pasojë e krimit të madh e të papërshkrueshëm të martirizimit të Imam Husejnit (a). Ky mallkim, që të paligjtë morën me shkaktimin e tragjedisë së Qerbelasë, i përndoqi ata, dhe si një talisman, mposhti këdo që i doli kundra spiritualistëve shiitë. Ata që kishin lyer duart me gjak në Qerbela, direkt apo indirekt, jo vetëm që vdiqën në mënyre misterioze, por as nuk u mbeti ndonjë gjurmë në histori. Edhe nëqoftëse mbeti, mbeti vetëm nami i tyre i keq, ndërkohë që edhe pas kaq shumë kohësh, historia flet mirë për spirutualistët shiitë. Sulltan Muhamedi kishte bindjen se arsyeja e ngjitjes në pushtet të Abasitëve mbas Emevitëve, ishte pasimi që ata i bënin spiritualistëve shiitë dhe muslimanët kaluan një periudhë të artë gjatë kohës që Abasitët pasonin spiritualistët shiitë dhe me tu përplasur me spiritualistët shiitë, morën tatëpjetën dhe u shkatërruan. Mbase e gjitha kjo histori ka të bëjë me faktin se kushdo që ka bërë qëndresë përballë shtypjes dhe dhunës në histori dhe është martirizuar duke u ndeshur me to, ka mundur të shënohet si hero në histori ndërkohë që mbreti ose udhëheqësi i cili shtypte popullin, ose nuk ka vend në histori ose përmendet për keq në të. Në periudhën që qeveritë e para e të dyta Saudite sulmuan shiitët, sundimtari osman i kohës tha se familjen e Sauditëve do ta zërë "Mallkimi i Ajetollahëve" dhe po kjo ndodhi, familja saudite u shkatërrua dy herë. Perandori i fundit osman nuk e njohu këtë mallkim dhe më në fund e pamë se ç'bela e gjeti perandorinë osmane.

Të mos harrojmë se edhe Shahu i Iranit, megjithë fuqinë, pasurinë, armatimet dhe përkrahjen botërore që kishte, u rrëzua kur u përplas me spiritualistët shiitë dhe u përfshi nga "Mallkimi i Ajetollahëve" dhe kështu morën fund 2500 vite sundimi perandorak. Më së fundmi, edhe izraelitët kanë filluar të besojnë te "Mallkimi i Ajetollahëve" dhe e përmendin atë si "Talismani i Ajetollahëve". Ndërmjet hebrenjve ortodoksë, ka marrë famë si talismani më i fortë dhe besojnë se ekzistenca e Izraelit kushtëzohet me arratinë prej këtij talismani. Në disa prej qendrave të Kabalës punohet për gjetjen e sekretit të përballjes me këtë talisman dhe janë të bindur se arsyeja kryesore e disfatave të njëpasnjëshme të ushtrisë izraelite përballë Hezbollahut, megjithë fuqinë dhe makinerinë e sofistikuar luftarake që posedon ushtria izraelite, është se, Hezbollahët libanezë janë të pajisur me "Talismanin e Ajetollahëve" dhe se "Talismani i Daudit" (talismani i famshëm hebre) nuk u bën dot ballë atyre. Edhe mua, në fillim e gjitha kjo, m'u duk pak qesharake, por kur rrëmova më shumë mbi këtë histori, vura re se, një bindje e tillë ekzistonte vërtet në mesin e rabinëve të hierarikisë së lartë hebreje. "Rabini Avadija Josef" sëbashku me disa rabinë të tjerë i propozuan udheqësve izraelitë që të mos ndeshen drejtpërdrejtë me Iranin dhe shiitët deri sa të gjenin sekretin e shfuqizimit të "Talismanit të Ajetollahëve" dhe të merrnin për mburojë nga kjo bela, Arabinë-Saudite, sunitët, madje Amerikën dhe të krishterët. Rabini Avadija Josef në disa takime që kishte patur me politikanët izraelitë, u kishte thënë se madje kishte vënë në provë të gjithë talismanët dhe mallkimet që gjendeshin në librat e "Testamentin e Vjetër" kundër shiitëve dhe iranianëve, por nuk kishin dhënë përgjigje dhe se ka nevojë për më shumë kohë për të kërkuar e gjetur talismanin e duhur. Madje ai, në vitin 2010, ka qenë i pranishëm në televizionin izraelit dhe i ka kërkuar të gjithë popullit izraelit që të luten kundra Iranit dhe të gjithë tok, të mallkojnë Iranin me shpresën se mos ky mallkim jep përgjigje dhe shfuqizon "Talismanin e Ajetollahëve", po me sa u pa, edhe kjo lutje e përbashkët e tyre nuk bëri dobi, sepse rabini Avadija Josef vdiq në vitin 2013 përpara se të gjente sekretin e shfuqizimit të talismanit. Edhe sot, vijojnë sërish përpjekjet e bashkëmenduesve dhe nxënësve të tij për gjetjen e sekretit të shfuqizimit të "Talismanit të Ajetollahëve".

Gjithsesi, me sa është parë, prej kohës së Muavijes dhe Jezidit e deri tek Sadam Husejni dhe Osama Bin Ladeni e deri më sot, ky mallkim ka bërë çudira dhe cilido që ka dashur t'i kundërvihet "Talismanit të Ajetollahëve", është shkatërruar e ka shkuar dëm. Duhet të presim e të shohim nëse do të zihen nga ky mallkim sundimtarët e vendeve të Gjirit të cilët ekzekutojnë Ajetollahët shiitë dhe i ofendojnë ata? (Përktheu nga persishtja Redis Sheko)

Burimi: Media e Lire