Siria

Aksioni i përbashkët i forcave ajrore ruso-turke në Siri

Avionët luftarak të forcave ajrore ushtarake ruse dhe turke në bazë të marrëveshjes së arritur kohë më parë sot kanë kryer aksionin e parë të përbashkët kundër ISIS-it në krahinë siriane Alepo. Këtë aksion të përbashkët e ka konfirmuar komandanti i Drejtorisë së operacioneve pranë Shtabit të përgjithshëm rus gjeneral-koloneli Sergej Rudskoj. Operacioni i sulmeve ajrore u kryen në paralagjet e vendbanimit Al-Bab.

“Operacionet ajrore janë dakorduar me palën siriane. Në këtë aksion janë përfshirë 9 avionë ushtarak të Rusisë, gjegjësisht 4 avion Su-24M, 4 avion Su-25 dhe një avion bombardues Su-34  si dhe tetë avion ushtarak të forcave ajrore turke, 4 avion F-16 dhe katër avion F-4. Gjithsejtë janë shkatërruar 36 objekte të terroristëve”. Gazetari sirian ka lajmëruar se forcat ajrore ruse ka kryer një varg sulmesh në hapësirën Al-Bab, me të cilin është hap rruga për sulmin tokësore të ushtrisë siriane në pozitat e ISIS-it në atë pjesë të fushëbetejës.”Avionët ushtarak rus ofrojnë mbështetjen ajrore ushtrisë siriane në paralarjet e qytetit Al-Bab i cili është akoma nën kontrollin e ISIS-it. Me ndihmën e veprimit të forcave ajrore ruse forcat qeveritare kanë çliruar vendbanimet Mushajrif dhe Barlahin. Ushtria siriane ka nisur një ofensivë të madhe në lindje të Halepit në të cilin marrin pjesë 10 mijë ushtar dhe pjesëtar të forcave aleate” lajmërojnë agjencitë e lajmeve.

Kanali televiziv ushtarak rus”Ylli” përcjell se terroristët e ISIS-it me intensitet të madh po sulmojnë pozitat e ushtrisë siriane në afërsi të qytetit Deir Ez-Zor, që ka konfirmuar edhe gjeneral-koloneli Rudskoj. Ai ka cek se në hapësirën e Deir Ez-Zorit, i cili plot tre vite është i rrethuar nga ana e grupeve terroriste dhe se situata është komplekse. Gjenerali ka shtuar se në rast të pushtimit të qytetit ka gjasa që ISIS-i të kryej krime kundër civilëve të Deir Ez-Zorit të cilët janë në rrezik të madh potencial. Avionët luftarak rus që nga fillimi i fushatës janë duke ndihmuar me sulme ajrore ushtrinë siriane e cila përpiqet të zmbraps sulmet e terroristëve.       

Burimi: Logiçno