Kulturë

Ajetullah Murteza Xhevadi Amoli: Kinemaja, forma më e mirë për të promovuar mësimet hyjnore

Ajetullah Murteza Xhevadi Amoli
Ajetullah Murteza Xhevadi Amoli

Ajetullah Murteza Xhevadi Amoli priti një grup të aktivistëve të kulturës iraniane në Fondacionin Ndërkombëtar Isra në qytetin Kum, të shtunën, më 14 janar 2017.
Gjatë takimit, Ajetullah Xhevadi pohoi, "Forma më e mirë e artit krijohet kur artisti është i vetë-vetëdijshëm për subjektin e tij ose të saj. Asnjë pjesë e artit nuk do të krijohet nëse artisti nuk është plotësisht i vetëdijshëm për potencialin e tij. Çdo vepër e artit duhet të ketë për qëllim të zgjasë përgjithmonë, në qoftë se artistët sinqerisht besojnë kështu, arti i tyre do të sjellë rezultate të dobishme dhe do të zgjasë përgjithmonë ",
Duke folur për ndikimin e rëndësishëm të kinemasë në krahasim me mediat e tjera, Ajetullahu shtoi:

"Në periudha të ndryshme, mediumet e ndryshme janë në dispozicion për njerëzit për të promovuar mësimet hyjnore, në kohën tonë, kinemaja shërben si mjeti më i mirë për të promovuar mësimet hyjnore.   
Arsyeja për këtë publicitet të kinemasë qëndron në faktin se ajo i drejtohet të gjitha shqisave dhe përceptimeve të njeriut. Nëse aktorët besojnë sinqerisht në atë që thonë ata, ose  si veprojnë në film, publiku do të mendojë se  veprimi i tyre do të kishte efekte të thella tek shikuesit "
"Arti duhet të jetë i përkushtuar për të promovuar koncepte të tilla si humanizmi, dinjitetit njerëzor, si dhe tipare të përbashkëta në mes të njerëzve dhe meleqëve, bota ka nevojë për mësime të tilla", tha më në fund Ajetullah Xhevadi.

Burimi: Hawzah