Kulturë

Kurs Kur'anor për gratë në Dijarbakir

Një kurs mbi parimet e texhvidit, këndimit të Kur'anit të Shenjtë është duke u zhvilluar në krahinën juglindore të Turqisë, në Dijarbakir.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anadolu, kursi po mbahet në qytetin Lice.

Kursi Kur’anor është organizuar nga Qendra Dar al-Ifta e krahinës  në bashkëpunim me zyrën e guvernatorit të qytetin Lice.

Hulija Cerlic, instruktore e kursit, tha se kursi ka filluar në shtator dhe do të vazhdojë deri në muajin maj.

Ajo tha se pjesëmarrësit janë shumë të kënaqur me ecurinë e tyre në mësimin e parimeve të Texhvidit. 

Ajo shtoi se përveç Texhvidit, ato që mësojnë në kurs mësojnë edhe  shkencat islame si fikhu (jurisprudenca) dhe hadithet.

Hulija Cerlic vazhdoi duke thënë se një kopsht ka nisur në afërsi të qendrës ku zhvillohet kursi, në mënyrë që pjesëmarrëset e kursit mund t’i lënë fëmijët e tyre atje dhe të mësojnë në Kurs Kur’anor pa shqetësime.

Burimi: IQNA News