Rusia

Kanali TV Satelitor Musliman së shpejti në Rusi

Këshilli i Myftinisë në Rusi është duke punuar për themelimin e një kanali televiziv satelitor musliman  dhe planifikon nisjen e tij testuese në vitin 2017, ka thënë javën e kaluar, zëvendëspërfaqësuesi i parë kryetarit të këshillit, Rushan Abbyasov.

"Ishte një ide për të themeluar një lloj kanal satelitor për muslimanët apo ndoshta  televizion me pagesë, në të cilin do të flasim për traditat, kulturën dhe zakonet e popujve që banojnë në vendin tonë", ka thënë Rushan Abbyasov.

Ai theksoi se ky projekt është aktualisht në fazën e miratimeve dhe bisedimeve, duke shtuar se specialistët nga kanalet kryesore televizive ishin në konsultim me këshillin.

"Ne jemi duke punuar në përmbajtjen. Për të filluar atë [kanalin TV], ne, sigurisht, do të përpiqemimi për përmbajtje të mirë," tha Abbyasov.

Kanali do të transmetojë për audiencëns ruse-folëse, megjithatë, Rushan Abbyasov nuk e përjashtoi mundësinë  që në të ardhmen të transmetohet në anglisht dhe arabisht.

Burimi: Sputnik