48 terroristë të ISIL-it janë vrarë në veri të Sirisë
23 objektiva të ISIL-it u shkatërruan gjithashtu si pjesë e operacionit të ushtrisë turke.
Të paktën 48 terroristë të ISIL-it janë vrarë në Siri gjatë 24 orëve të fundit, si pjesë e vazhdueshme të operacionit të ushtrisë turke, sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë të publikuar të hënën në mëngjes.
Avionët e Turqisë kryen operacione ajrore kundër 23 objektivave të ISIS-it përfshirë 10 pozicione mbrojtëse, tri qendra udhëheqëse, dhe 10 strehimore në Bzagah, Suflaniyah, Zammar ve Amiyah.
Armata e Lirë Siriane, (FSA) forcat speciale me mbështetjen e ushtrisë turke kanë goditur 246 objektiva të ISIL-it në 24 orët e fundit duke shkatërruar strehimoret, pozicionet mbrojtëse, qendra komanduese, objekte të kontrollit dhe makina të përdorura nga terroristët e ISIL-it.
Ushtria turke është duke mbështetur luftëtarët e Armatës së Lirë Siriane (FSA) në çlirimin e Al-Báb-in, një qytet strategjik për ISIS-n , për grupin terrorist. Dita e hënë shënon ditën e 139 që qyteti është i rrethuar në mënyrë që ta çlirojnë atë.
Operacioni është pjesë e ushtrisë turke, i cili filloi në fund të gushtit për të përmirësuar sigurinë, për të mbështetur forcat e koalicionit, dhe për të eleminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufirit të Turqisë duke përdorur luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetur nga artileria dhe avionët e Turqisë.
Në total, 43 mina tokësore dhe 2,820 eksplozivë të improvizuar janë çaktivizuar që nga fillimi i operacionit më 24 gusht.
Burimi: World Bulletin