Serbia

Serbët sot në protestë, ‘’kosovarët i shtypin dhe i frikësojnë ata ‘’

Serbët do të mblidhen sot nga ora 12:00, tek monumenti i Llazarit në veri të Mitrovicës, për të protestuar kundër “përpjekjes për shtypjen dhe frikësimin e serbëve”.

Kjo protestë është thirr pasi është ndalur nga autoritetet e Kosovës, hyrja në Kosovë e trenit ilegal që ishte nisur nga Beogradi.

Treni dje në orën 20:45 është kthyer për në Beograd. Ndërkaq, pak më parë janë kthyer edhe forcat special ROSU.